Blloku Në Vëmendje
Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n
Debati për masën e arrestit ndaj Erion Veliajt ka sjellë një reagim nga SPAK. Për vitin 2024 Struktura deklaron të proceduar 629 zyrtarë, nga të cilë 236, ose diku te 37.5% janê proceduar nê paraburgosje.
Në total janē diku te 9% e të gjitha masave të arrestit. Nga ana tjetër masat e dhëna arrest me burg kanë shkuar ddhe për zyrtarê me akuzën e korupsionit, ndërkohë që Veliaj ka tri të tilla.
Akuza: Biznesmeni Fatmir Bektashi financoi udhëtimin e dyshes Veliaj-Xoxe
Mbështetësit e Veliajt i besojnë drejtësisë dhe nuk komentojnë gjykatat!
Dëgjoni reagimin e dy njerëzve të zakonshëm në Tiranë. Të dy në protestë para selisë së gjykatës për të mbështetur kryebashkiakun e tyre, Erion Veliaj. E pohojnë që janë mbështetës dhe simpatizantë të tij, mund të hamendësohet se janë edhe të punësuar apo se kanë interesa me partinë në pushtet dhe bashkinë. Nuk ka asnjë gjë të keqe. Njerëzit do jetojnë dhe do angazhohen për interesa. Por dëgjoni sesi përgjigjen dy qytetarë të thjeshtë kur pyeten për akuzat: Atë e di Drejtësia.
Nê BURG me vendim gjykate
Gjyqtari Erjon Bani ka vendosur në masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas një seance maratonë në GJKKO të nisur që në orët e para të mëngjesit.
Ndërkaq, është zëvendësuar masa e sigurisë ndaj Ajola Xoxës, e cila është lënë në "detyrim paraqitje", dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit.
Po ashtu mbeten në fuqi masat "arrest me burg" për biznesmenin Elman Abule dhe "detyrim paraqitje" për biznesmenët: Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.
Sot Ameba Veliaj akuzon SPAK. Dikur shantazhonte FSHF-në me SPAK-un
Sot SPAK ka dalë si shtriga e keqe e mavrinjve mavi. Erion Veliaj, Lali Eri, Zdromi, njohur me disa emra është në pranga për korrupsion. Të paktën korrupsion. Mirëpo i njëjti SPAK dikur shenjtërohej nga kjo qenie që sot kuis pa ndalim. Audiopërgjimi i 3 viteve më parë kur ai kërcënonte FSHF-në ilustron se me çfarë amebe kemi të bëjmë.
Trump konfirmon: Shqipëria, pjesë e planit për zhvendosjen e palestinezëve
Gjatë një konference për shtyp me mbretin e Jordanisë Abdullah, presidenti i ShBA, Donald Trump ka pranuar se Shqipëria është pjesë e opsioneve për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.
Ai ka konfirmuar të njëjtin skenar që pak ditë më parë e përgënjeshtroi kryeministri Edi Rama që mohoi madje se ka patur një kërkesë të tillë.
Deputeja Klotilda Bushka në hetim paraprak nga SPAK për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"
Në kuadër të batërdisë Veliaj, SPAK njofton edhe se:
Detyrim paraqitje për Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha
Krahas z. Veliaj, në kuadër të së njëjtës dosje, është kërkuar detyrim paraqitje për: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha.
Përditësim: Bazmataja i erdhi Live. Akomodohet te burgu 302
Zoti Veliaj ishte në komunikim live në një kopësht në Yzberisht kur i ka ardhur bazmataja. Burimet thonë se është dërguar në burgun 302, ndërkohë që bashkëshortja Ajola Xoxa ndodhet në arrest shtëpiak.
Video/Pa zë dhe me figurë/Arrestohet shtetasi Erion Veliaj
Sot shtetasi Erion Veliaj, me funksionin kryetar i Bashkisë së Tiranës, është arrestuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një urdhër arresti të SPAK. Në momentin e arrestimit personi në fjalë kishte veshur një jelek të zi dhe atlete. I vrarë pak në fytyrë dhe serioz, ai nuk u ka bërë rezistencë kolegëve.