Blloku Në Vëmendje

Trump konfirmon: Shqipëria, pjesë e planit për zhvendosjen e palestinezëve

Postuar në 11 Shkurt, 2025 22:49

Gjatë një konference për shtyp me mbretin e Jordanisë Abdullah, presidenti i ShBA, Donald Trump ka pranuar se Shqipëria është pjesë e opsioneve për të zhvendosur palestinezët nga Gaza. 

Ai ka konfirmuar të njëjtin skenar që pak ditë më parë e përgënjeshtroi kryeministri Edi Rama që mohoi madje se ka patur një kërkesë të tillë. 

Deputeja Klotilda Bushka në hetim paraprak nga SPAK për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:54

Në kuadër të batërdisë Veliaj, SPAK njofton edhe se: 

Detyrim paraqitje për Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha

Postuar në 10 Shkurt, 2025 15:04

Krahas z. Veliaj, në kuadër të së njëjtës dosje, është kërkuar detyrim paraqitje për: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha. 

Përditësim: Bazmataja i erdhi Live. Akomodohet te burgu 302

Postuar në 10 Shkurt, 2025 14:59

Zoti Veliaj ishte në komunikim live në një kopësht në Yzberisht kur i ka ardhur bazmataja. Burimet thonë se është dërguar në burgun 302, ndërkohë që bashkëshortja Ajola Xoxa ndodhet në arrest shtëpiak.

Video/Pa zë dhe me figurë/Arrestohet shtetasi Erion Veliaj

Postuar në 10 Shkurt, 2025 14:35

Sot shtetasi Erion Veliaj, me funksionin kryetar i Bashkisë së Tiranës, është arrestuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një urdhër arresti të SPAK. Në momentin e arrestimit personi në fjalë kishte veshur një jelek të zi dhe atlete. I vrarë pak në fytyrë dhe serioz, ai nuk u ka bërë rezistencë kolegëve. 

Kemi vetëm një rrugë: Ose një Shtet Demokratik Europian, ose nën "vasalitetin e lumtur" ndaj neofeudalëve të rinj

Postuar në 06 Shkurt, 2025 16:07

Presidenti italian Sergio Mattarella ka bërë thirrje nga universiteti i Marsejës ku u nderua me çmimin “Honoris Causa” që Europa të bashkohet, të marrë rolin e protagonistit në mbrojtje dhe evokimin e vlerave të veta për të mos lejuar atë që historia i ka vënë përpara.

Është ora për të vepruar. BE-ja duhet të zgjedhë mes një vasaliteti të lumtur dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë dhe demokracië, duke u bërë protagonist i historisë. Duhet vendosur nëse do të na mbrojnë, apo të jemi protagonistë

Arkivoli i pagroposur me emrin RTSH

Postuar në 03 Shkurt, 2025 15:57

Është zhvilluar sot një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Edukimit me anëtarët e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Seanca ka patur si temë shkeljet e konstatuara në zgjedhjet e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSh-së, një situatë që e ka futur institucionin në një impas vendimmarrjeje dhe në kushte shkeljeje ligjore.

Kushtetuesja: Sekuestroja mbi bazën e Sarandës, në përputhje me interesin publik

Postuar në 25 Janar, 2025 16:49

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin me të cilin hedh poshtë kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare të portit të Limionit në Sarandë. Vendimi i marrë në nëtor të vitit të kaluar dhe është shpallur një muaj më pas. Gjykata ka vendosur që porti i Limionit të vijojë të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.

Europol godet rrjetin e trafikimit të kokainës në Spanjë. Pjesë edhe diaspora shqiptare e Dubait

Postuar në 24 Janar, 2025 22:03

Garda Civile Spanjolle e mbështetur nga Europol, ka çmontuar një rrjet të gjerë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Në total janë sekuestruar 7,2 tonë kokainë dhe 6 milionë euro, në një hetim të shtrirë në disa shtete si Bullgari, Kolumbi, Kosta Rika dhe Panama. 

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Postuar në 16 Janar, 2025 21:31

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po e bën sigurinë e jetës çështje urgjente. Në një diskutim në MCN Tv, gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar hapur Policinë e Shtetit për krijimin e një gjendjeje presioni ndaj punonjësit Azbi Spahiu, që çoi mandej në aktin e tij. Arsyeja: polici rrugor ndaloi në një aksident automobilistik djalin e Samir Mane, biznesmenit të njohur për lidhje të forta deri në majën e qeverisë dhe të opozitës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje