Prokurorisë i skadojnë afatet, Fullani mbyll hesapet me drejtësinë
Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.
Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.
Në këtë ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka mbyllur betejën e tij me drejtësinë, duke u shpallur përfundimisht i pafajshëm për akuzat e prokurorisë për shpërdorim detyre.
Add new comment