Digjet makina e kreut të OSHEE-së Ardian Çela
Makina e kreut të OSHEE-së Adrian Çela ështe shkrumbuar totalisht, teksa ndodhej e parkuar në parkingun nëntokesorët të pallatit ku banon. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës në lagjen nr 1 të qytetit të Durrësit. Fillimisht policia njoftoi se flakët kanë rënë në mjetin mjetin tip “Range Rover” me targa AA 164 AX, në pronësi të Adrian Çelës, duke rrezikuar të përhapej edhe tek të tjerë automjete që ndodheshin të parkuar.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve të cilët kanë shkuar në vendngjarje duke berë të mundur neutralimin e flakëve.Shkaku i këtij zjarri nuk dihet ende, por policia po heton në dy pista, në atë të zjarrvënies së qëllimshme për motive të paqarta, si dhe djegies si pasojë e ndonjë shkendije elektrike.
Add new comment