Blloku Në Vëmendje

Qeveria paralajmëron emigrantët që nuk regjistrohen

Postuar në 01 Shkurt, 2016 12:48

Në Komisionin e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri prezantoi projektligjin e qeverisë për regjistrimin e të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ai tha se emigrantëve do t’u lihet 6 muaj kohë për t’u regjistruar, në të kundërt do penalizohen. “Sigurisht që ka sanksione, pra ka një periudhë më duket se është më shumë se 6 muaj kur emigranti duhet të regjistrohet pa patur asnjë sanksion, por nëse kalojnë 6 muaj atëherë kjo ka sanksion. Nuk mund të vazhdosh jetën tënde normalisht, palidhur këtë marrëveshje me shtetin shqiptar.

ISIS kërcënon në shqip

Postuar në 31 Janar, 2016 22:24

Shteti Islamik vijon me propagandën e tij përmes publikimeve në internet, këtë herë edhe në gjuhën shqipe. ISIS ka publikuar një video me titra shqip ku shkruhet “Ky ishte vetëm fillimi”. Edhe pse nuk saktëson se cilat do të jenë shënjestrat e ardhshme, grupi ekstremist përmes kësaj videoje kërkon të ngjallë frikë e terror kudo ku flitet shqip. “Mbytini ata kudo që t’i zini”.
Në videomesazh shfaqen sulmet e përgjakshme të 13 nëntorit në Paris, si edhe disa nga autorët e masakrës.

Sistemi shëndetësor shqiptar i standardeve më të ulëta europiane

Postuar në 31 Janar, 2016 19:43

Sistemi shëndetësor shqiptar është i standardeve më të ulëta europiane. Një studim i Health Consumer Powerhouse e rendit vendit tonë në vendin e 33 nga 35 shtete europiane që janë përfshirë në studim. Në analizë u morën 48 tregues që lidhen me funksionimin e sistemit shëndetësor ku Shqipëria është vlerësuar me 524 pikë duke lënë pas vetëm Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Poloninë.

Janullatos për CNN Greek: Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa e aeroplanë, Europa e ka snobuar krishtërimin

Postuar në 30 Janar, 2016 20:39

Primati i Kishës Ortodokse Shqiptare, kryepeshkopi Anastas Janullatos është intervistuar nga CNN Greek ku ka folur rreth situatës globale të shfaqjes së terrorizmit dhe mënyrën sesi po e lufton perëndimi.

Pyetjes nëse Perëndimi ka përgjegjësi për shpërthimin e terrorizmit dhe nëse fenomeni ka implikime fetare, kryepeshkopi Janullatos u përgjigj: "Unë do t'ju them diçka provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë se çfarë do të thotë padrejtësi  dhe varfëri dhe se ku mund t’i çojë popujt varfëria”

Ndalohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera. Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me donacionet e romëve

Postuar në 29 Janar, 2016 21:15

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është ndaluar  në Gjirokastër ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Hetimet nisën në Prill të vitit të kaluar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Ksera akuzohet për veprat “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë dhe pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike. Ksera mësohet se akuzohet edhe për abuzime me donacionet e romëve.

Intervista/Monitorimi inteligjent i transaksioneve nuk ka të bëjë me deklarimin dhe mbledhjen e TVSH-së*

Postuar në 29 Janar, 2016 15:19

Për Ardjana Shehi, avokat në Kalo&Associates, përpara se të shkohet më tej me propozimin e pakërkuar për ndërtimin e një platforme teknologjike të TVSH-së, duhet të bëhet një përditësim i analizës së problemeve me të cilat jeton sot sistemi i mbledhjes dhe administrimit të tatimeve (përfshirë TVSH-në).

Prishjet në Himarë, reagon Omonia: Po dëmtohet demografia e komunitetit helen

Postuar në 28 Janar, 2016 11:24

Dega e Omonias në Himarë ka reaguar ndaj prishjeve të Inepktoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Teritorit, duke i quajtur këto veprime të kundraligjshme dhe që kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë e komunitetit helen në Himarë.

“Reforma në drejtësi, interes parësor i SHBA-së në Shqipëri. Shpresojmë se do të ketë largime të tjera nga politika”

Postuar në 27 Janar, 2016 18:47

Reforma në drejtësi është interesi parësor i SHBA-së në Shqipëri. Kështu thotë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ambasadori amerikan Donald Lu, që shton se ka besim se në pranverë parlamenti do ta miratojë atë.

Zëri i Amerikës: Ju jeni angazhuar fuqimisht për të punuar nga afër me politikanët shqiptarë për gjetjen e zgjidhjeve të shumë çështjeve të rëndësishme dhe të komplikuara. Si kanë qenë këto marrëdhënie, të lehta, të vështira, apo frustruese?

Shqipëria mes regjimit hibrid dhe korrupsionit

Postuar në 27 Janar, 2016 09:51

Qeveria mund të paguajë në faqet e prestigjozes "The Economist" për ta prezantuar Shqipërinë si një vend atraktiv dhe lider i reformave në Ballkan, por në dy raporte të fundit Shqipëria vazhdon të perceptohet si një vend me regjim hibrid dhe shkallë të lartë korrupsioni. Agjencia britanike e kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” ka publikuar indeksin e demokracisë për vitin 2015, ku nga katër ndarjet e niveleve të demokracisë: Demokraci e plotë, Demokraci me defekte, Regjime hibrid dhe Autoritarizëm mbetet ne grupin e vendeve të cilësuara si me “regjime hibrid”.

Hetim zyrtar për falsifikatorët e Bashkisë, Veliaj mbrojtës i një vepre penale

Postuar në 26 Janar, 2016 23:26

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj janë zyrtarisht objekt i një hetimi për një vepër penale që ka konsumuar aparati drejtues i policisë bashkiake, me aprovimin e eprorëve. Prokuroia pritet të thërrasë për të pyetur disa zyrtarë te bashkisë pas konfirmimit se shkrimi në gjobën që bashkia e Tiranës vuri Partisë Demokratike per protesten e 8 dhjetorit ishte falsifikuar. Burime nga akzua e kryeqytetit konfirmojnë se do të merren në pyetje i gjithë zinxhiri drejtues i policisë bashkiake, duke filluar nga kryeinspektori dhe drejtori i saj Ermal Kapllani.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje