Qeveria paralajmëron emigrantët që nuk regjistrohen
Në Komisionin e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri prezantoi projektligjin e qeverisë për regjistrimin e të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ai tha se emigrantëve do t’u lihet 6 muaj kohë për t’u regjistruar, në të kundërt do penalizohen. “Sigurisht që ka sanksione, pra ka një periudhë më duket se është më shumë se 6 muaj kur emigranti duhet të regjistrohet pa patur asnjë sanksion, por nëse kalojnë 6 muaj atëherë kjo ka sanksion. Nuk mund të vazhdosh jetën tënde normalisht, palidhur këtë marrëveshje me shtetin shqiptar. Ne nuk i mohojmë shërbimet emigrantëve, ne i kushtëzojmë shërbimet. Nëse kërkon një certifikatë nga shteti shqiptar unë minimalisht duhet të dijë ku jeton dhe banon. Kjo ka lidhje vetëm me regjistrimin në Shqipëri, popullimin. Ne duhet të dimë që X apartament është në pronësi të Y shtetasi shqiptar, por që nuk jeton në Shqipëri”-u shpreh Tahiri. Sipas tij, ky ligj rregullon marrëdhënien që ka shtetasi shqiptar me banim jashtë Shqipërisë me shtetin meme dhe nuk cenon marrëdhënien që kanë me shtetin ku qëndrojnë.
Comments
Ne rast se do te fale nje
Ne rast se do te fale nje ligj i tille, do te jete gjej me e mire, mbasi edhe shteti Shqiptar, merr detyrime per emigrantet, dhe nderkohe, ne,zgjedhje , edhe pa qene ketu, rezulton se ke votuar, etj, etj. Mendoj se do te jete nje ligj i mire, bile i vonuar do te thosha une.
Add new comment