Hetim zyrtar për falsifikatorët e Bashkisë, Veliaj mbrojtës i një vepre penale
Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj janë zyrtarisht objekt i një hetimi për një vepër penale që ka konsumuar aparati drejtues i policisë bashkiake, me aprovimin e eprorëve. Prokuroia pritet të thërrasë për të pyetur disa zyrtarë te bashkisë pas konfirmimit se shkrimi në gjobën që bashkia e Tiranës vuri Partisë Demokratike per protesten e 8 dhjetorit ishte falsifikuar. Burime nga akzua e kryeqytetit konfirmojnë se do të merren në pyetje i gjithë zinxhiri drejtues i policisë bashkiake, duke filluar nga kryeinspektori dhe drejtori i saj Ermal Kapllani. Edhe shefja e kabinetit në bashki Anuela Rustani pritet të japë deponimet e saj para hetuesve. Sipas Karajt blloku i tij i gjobave i është sekuestruar nga eprori i tij me urdhër të shefes së kabinetit. Ekspertët e laboratorit kriminalistik kanë konfirmuar se shkrimi që kishte plotësuar fletën e gjobës nuk ishte i inspektorit Karaj. Por firma në fund të fletës ishte e tij. Në deklarimet e tij inspektori ka sqaruar se bllokun e gjobave e mban të firmosur dhe e ploteson në momentin kur konstaton një shkelje ligjore. Sipas gjobës së bashkisë, Partia Demokratike duhet të paguaje 16.3 milon lekë, për dëmet qe shkaktuan protestuesit e saj me 8 dhjetor. Kryetari Veliaj publikisht tha se procesverbali i gjobës nuk është i falsifikuar, deklaratë që rezultoi e pavërtetë nga ekspertiza e policisë shkencore. Nëse gjykata provon fajësi të drejtuesve të bashkisë, ky mund të quhet rekordi i parë kolektiv i një aparati zyrtarësh që drejtohen nga një kryetar falsifikatorësh.
Add new comment