Blloku Në Vëmendje

Misteri i plagosjes së gjyqtarit Artan Gjermeni

Postuar në 18 Janar, 2016 09:59

Deklaratat e gjyqtarit Artan Gjermeni se ishte plagosur aksidentalisht në garazhin e pallatit të tij, pranë Ambasadës Amerikane nuk po bindin policinë e Tiranës. Nga verifikimet e bëra në automjetin e tij tip “Smart” nuk janë konstatuar njolla gjaku apo ndonjë objekt që të provojë dëshminë e gjyqtarit se ai i pre pakujdesisht me një llamarinë.

Mbrëmjen e djeshme Gjyqtari i Shkallës së Parë në Gjykatën e Tiranës, Artan Gjermeni u paraqit në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë mjekim. Ai rezultoi me katër plagë thike, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi i konçesioneve të Ilir Beqjas, në vend numëro. Prokuroria nuk ka caktuar ende prokurorin

Postuar në 17 Janar, 2016 17:04

Pavarësisht se ka kaluar një muaj qëkurse Prokuroria deklaroi nisjen e hetimeve kryesisht për konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, procesi ka mbetur në vend. “ABC NEWS” raporton sot se nuk është caktuar ende prokuori i çështjes ku përfshihet edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga nisja e këtij hetimi, dosja ndodhet në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, i cili nuk ia ka deleguar ende njësisë së task-forcës relacionin e fillimit të ndjekjes penale.

Kryeministri kërkoi dosje për ministrat e tij - Gjullurdia e kuponave tatimorë është flagrante

Postuar në 16 Janar, 2016 17:14

Llotaria e fundvitit e kuponave tatimorë rezultoi një mishmash që mban firmën e Shkëlqim Canit, ministrit që rishikon mbi pesë herë planin e të ardhurave brenda një viti. Skandali i parë është tashmë i pranuar dhe po mbulohet me heshtje: llotaria u zhvillua jo direkt, por e regjistruar. Duke qenë se fituesit ishin ndarë në katër kategori, prej të cilave dy do të përzgjidheshin përmes një përzgjedhjeje rastësore, transmetimi direkt ka rëndësi të dorës së parë.

Intervista e Gjeneralit serb, Stevan Gjurovic: Adem Jasharin e spiunonin vetë shqiptarët

Postuar në 16 Janar, 2016 11:43

Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjurovic, ka folur gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat. Ai është ndalur veccmas në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit. ”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për ketë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte”-theksoi Gjuricc.

Abuzimi i OSHEE-së, faturon familjen si të ishte uzinë

Postuar në 15 Janar, 2016 15:45

Lajmet për abuzime nga punonjës të OSHEE-së në faturimin e energjisë elektrike, po nxjerrin në sipërfaqe një problem serioz në administrimin e këtij shërbimi. Sot “Top-Channel” sillte në vëmendje rastin e një qytetari në Bradashesh të Elbasanit, i cili ishte faturuar me rreth 20 mijë kw. Ndonëse OSHEE-ja ishte vënë në dijeni për situatën dhe faturisti u largua nga puna, çështja e qytetarit ka mbetur pa zgjidhje. Problemi nuk është sporadik, por ka përhapje të madhe.

Ata që kanë deklaruar se u bënë të pasur nga gratë

Postuar në 14 Janar, 2016 22:55

A ka ndonjë shërbim për të cilin nuk ka radhë?

Postuar në 14 Janar, 2016 15:30

Duket se kriza e shërbimeve shtetërore nuk ka për të mbaruar ndonjëherë në këtë vend. Para disa muajsh u bë i njohur vendimi për rinovimin e një kategorie pasaportash për fëmijë, të cilat ishin shtypur me afat të gabuar. Ministria e Brendshme e shtyu afatin me 1 vit, por sërish ishin qytetarët që paguan për dëmin e krijuar nga shteti. Në këtë fund viti, qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë u përballën me probleme në doganat shqiptare pikërisht për këtë problem. Sot “Vizion Plus” raporton për një tjetër radhë që krijohet nga ndryshimi në dokumentacion.

Mediat italiane të fiksuara me Shqipërinë. Rai: Është porta e xhihadistëve (video)

Postuar në 14 Janar, 2016 10:43

Televizioni italian RAI ka realizuar një reportazh në Shkodër duke zbuluar kështu rrugën e trafikut të armëve nga Shqipëria, të cilat bien në duart e xhihadistëve të ISIS.Reportazhi nis me gazetarin italian i cili kalon Liqenin e Shkodrës me varkë për të takuar trafikantët, të cilët mbeten anonim.
Ai madje ka filmuar të gjithë rrugën që përshkojnë armët deri sa bien në duart e xhihadistëve të ISIS, të cilët tentojnë të kryejnë sulme terroriste në Europë.

Video/30 mijë euro për prokurorin Haxhi Giu

Postuar në 13 Janar, 2016 16:58

Bashkiaku Veliaj me lajme të reja. Parkim edhe poshtë xhamisë së Namazgjasë në emër të bashkëjetesës

Postuar në 13 Janar, 2016 12:51

Parkimet me konçesion po mbijnë gjithandej, pjesë e planit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shërbimet publike kundrejt pagesës te privati. Së fundmi Veliaj lajmëroi se me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, Tirana do të përfitojë edhe një parkim nëntokësor me 200 vende, disa parqe, qendra kulturore dhe një hapësirë të re për qytetarët. "Xhamia e Namazgjasë është një stoli për qytetin e Tiranës dhe jo thjesht një objekt për besimtarët myslimanë. Lajme akoma më të mira vijnë për faktin se kjo xhami, nuk do t’u shërbejë vetëm besimtarëve, por edhe qytetarëve të Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje