Hetimi i konçesioneve të Ilir Beqjas, në vend numëro. Prokuroria nuk ka caktuar ende prokurorin
Pavarësisht se ka kaluar një muaj qëkurse Prokuroria deklaroi nisjen e hetimeve kryesisht për konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, procesi ka mbetur në vend. “ABC NEWS” raporton sot se nuk është caktuar ende prokuori i çështjes ku përfshihet edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga nisja e këtij hetimi, dosja ndodhet në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, i cili nuk ia ka deleguar ende njësisë së task-forcës relacionin e fillimit të ndjekjes penale. Kjo do të thotë se dosja ende nuk ka një prokuror konkret apo grup prokurorësh, që të fillojnë kryerjen e veprimeve të para hetimore për konsesionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ana tjetër, burimet thonë se zyra e Kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila ka urdhëruar nisjen e hetimeve kryesisht, ka caktuar edhe disa detyra për prokurorin që do të marr dosjen në hetim. Në këtë relacion ndër të tjera thuhet se me regjistrimin e procedimit penale, të urdhërohet sekuestrimi i praktikave të 3 koncesioneve të ministrisë së Shëndetësisë”, raporton “ABC NEWS”.
Comments
Ne terminologjine ushtarake,
Ne terminologjine ushtarake, kur u mesojne ushtareve, se si te ecin me hap rreshtor, u thuhet : " ME HAP RRESHTOR, PARA MARSH, NE VEND NUMURO", dhe sic duket, komanda e prokuroreve, ka ngecur ne pozicionin e trete, NE VEND NUMURO.
TUNG.
Add new comment