Albin Kurti kërkon pjesëmarrjen e Tiranës zyrtare në "protestat" kundër Isa Mustafës
Ish-lideri i Vetevendosjes, Albin Kurti kërkon të përfshijë Tiranën zyrtare në protestat kundër qeverisë së Kosovës.
"Do të duhej që Tirana të ndërhyjë dhe është shumë e padrejtë nga ana e kryeministrit të Kosovës, kur dihet që në Kosovë nuk mbeti kush pa ndërhyrë, tani ti, t’i bësh rezistencë nga Shqipëria. Madje nëse ka dikush të drejtë që të ndërhyjë është pikërisht Tirana. Dhe ky pikërisht instancës që ka të drejtë të ndërhyjë i kundërvihet, ndërkohë që ndërhyrjeve të Serbisë nuk i thotë asgjë.
Ai na ka quajtur edhe ne kriminelë, por Vuçiçin e Daçiçin nuk i quan kurrë kriminelë, ndonëse janë përgjegjës për planifikimin e gjenocidit në vitet 1998-1999. Pra e ka gjuhën pakrahësimisht më të ashpër ndaj VV sesa ndaj Beogradit dhe rrjedhimisht e ka edhe reagimin shumë të ashpër ndaj Tiranës sesa ndaj Beogradit”, tha Kurti për Ora Neës.
Ai shprehet se marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë përmbajtje, por vetëm ceremoni.
“Tirana po organizon takime ceremoniale, mbledhje formale me qeverinë e Kosovës, shkëmben vizita po nuk ka shumë përmbajtje, nuk ka shumë substancë. Shumë më të bashkuara janë vendet e BE sesa Kosova me Shqipërinë. Vendet e BE e kanë bankën e përbashkët qendrore, e kanë tregun e përbashkët, e kanë valutën e përbashkët.
Ne këto nuk i kemi me Shqipërinë. Pra Shqipëria dhe Kosova janë shumë më të ndara sesa shtetet e veçanta në kuadër të BE. Ne duhet të krijojmë mekanizma të përbashkëta Kosovë-Serbi. Jo vetëm nënshkruajnë marrëveshje, ceremoniale. Nuk është vetëm mundësi, por edhe obligim”, theksoi më tej Kurti.
Add new comment