Blloku Ekonomi
"Ryanair" ndërpret fluturimet nga Beogradi: Shumë shtrenjtë dhe aeroport në gjendje të keqe
Një ndër drejtuesit e komapnisë së njohur ajrore, “Ryanair”, Jason McGunness, ka kritikuar hapur cilësinë e shërbimebe në aeroportin e Beogradit, “Nilola Tesla” duke shtuar se pjesë e problemit është koncesionari francez, “VINCI” që sipas tij, nuk do të dijë për gjendjen aktuale.
Mos lejoni koncesionarët e huaj të menaxhojnë aeroportet tuaja sepse atyre u intereson vetëm fitimi. Nuk duan të dinë për zhvillimin e aeroportit, biznesin apo krijimin e vendeve të punës
KKT shfuqzion lejen zhvilluese për Kastratin dhe Dulakun në Bazën e Sarandës
Në datën 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar I Territorit miraton vendimin nr.11 “Për miratimin e procedurave administrative të shfuqizmit dhe refuzimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Një procedurë disi e pazakontë, veçse nëse duhet pritur ndryshimi i ndonjë ligji të ri, apo edhe kemi rishikim projekti që lobohet duke kamufluar me një masë të përgjithshme administrative. Megjithatë në listën bashkëngjitur vendimit, figuron edhe shfuqizimi i lejes së dhënë nga qeveria për qira në bazën e Sarandës dhe lejes zhvillimore po në të njëjtën sipërfaqe
Një bankier entuziast për suksesin e ndërtimit që nuk kreditohet nga Bankat!!!
Në një opinion të publikuar sot, kreu ekzekutiv i Bankës Amerikane të Investimeve, (ABI) Andi Ballta, deklaron se në Shqipëri nuk ka asnjë premisë që të ndodhë e ashtuquajtura flluskë e ndërtimit, që presupozon një zhvlerësim të shpejtë të çmimeve të banesave dhe mandej ekspozim të sektorit bankar përmes kredive që befas bëhen të këqija. Duke vënë në dukje faktin se në vendin tonë në 10 vitet e fundit janë dhënë 9 milionë metra katrorë leje ndërtimi që në kosto ndë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz përmes Ukrainës
Kompania ruse “Gazprom”, ka ndaluar tranzitimin e gazit përmes Ukrainës duke nisur nga sot, 1 janar 2025. Si shkak për vendimin është bërë ajo që kompania e cilëson si refuzim të Ukrainës për të zgjatur marrëveshjet e tranzitit, çka nga ana e vet ka çuar në “pamundësimin teknik dhe ligjor” të “Gazprom” për të vijuar furnizimin.
Hapeni korridorin, ne do të furnizojmë me gaz Europën edhe përmes palëve të treta
Në një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit Suprem Ekonomik Euraziatik, presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, ka bërë disa komente për ndërlikimet e krijuara për kalimin e gaziut rus drejt Europës pas vendimit të Ukrainës për të mbyllur aksin e tranzitit. Putin ka bërë të qartë se Rusia mirëpret përpjekjen e Sllovakisë për ndërmjetësim në krizën ukrainase, nisur nga edhe nga fakti se kryeministri Robert Fico, ka qenë së fundmi në Moskë ku ka folur për çështjet e energjisë që janë politizuar. Rreth këtij fakti, presidenti rus ka shprehur gatishmërinë për të vijuar furnizimin.
Tajlanda drejt hyrjes në BRICS
Tajlanda ka pranuar ftesën e Rusisë për t’u bërë një vend partner me organizatën BRICS, si një hap i parë për anëtarësim të plotë.
Në muajin qershor, ministri i Jashtëm tailandez, Maris Sangiampongsa dorëzoi një letër mirëkuptimi për anëtarësim të plotë të Tailandës në BRICS, te homologu i tij rus, Sergey Lavrov.
Rusia ka kryesinë e radhës për vitin 2024. BRICS është zgjeruar dy herë që nga krijimi i vet në vitin 2006 nga katër shtete: Rusia, Brazili, India dhe Kina.
Grupi është përfolur se do të ketë si një ndër pika të agjendës edhe de-dollarizimin.
"Honda" dhe "Nissan" njoftojnë bashkimin
Industria japineze e prodhimit të makinave ka njoftuar një lëvizje që prek mbarë sektorin në plan global. Prodhuesit e njohur, “Nissan” dhe “Honda” kanë bërë me dije se po shkojnë drejt një bashkimi që do ta nxjerrë grupin në vend të tretë në botë.
Kompanitë kanë sqaruar se kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi të cilit i është bashkuar edhe “Mitsubishi”
26 miliardë €/vit, kostoja e zgjerimit të BE-së. Humbet nga fondet e kohezionit Europa Jugore
Zgjerimi eventual i Bashkimit Europian e nëndë anëtarë të rinj do të sjellë ndër të tjera një rishpërndarje fondesh që prek si proces vende që tashmë janë pjesë e tij. Një studim i qendrës studimore “Bruegel” në Bruksel vë në dukje se vendet e Europës Jugore si Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia do të humbasin nga zgjerimi i ri. Bashkë me ta edhe disa anëtarë që janë në Europën Lindore.
Rënie e pandalshme dhe moshim, përmbyset modeli i rritjes së popullsisë globale
Popullsia e botës ka gjasa të pësojë një kthesë të madhe krahasuar me prirjen e vazhdueshme historike të rritjes.
Disa gjetje të fundit nga Institute for Health Metrics and Evaluation nga Universiteti i Washington, sugjerojnë një prirje rënëse që nëse konfirmohet parashikon zhvillime dramatike për të gjitha vendet.
Mandarina shqiptare bllokohet nga BE
Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga vendi ynë, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar.