Britania po mendon se çfarë do dhe sesi

Postuar në 23 Janar, 2025 20:58

Britania e Madhe nuk përjashton një lloj ribashkimi tregtar dhe doganor me Bashkimin Europian, vetëm disa vjet pas referendumit krenar për daljen e ishullit nga Unioni. Kjo rezulton të paktën nga ajo ccfarë po flitet pas Davosit, edhe pse anglisht-anglisht Londra ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. BBC-ja citon kreun e ri të tregtisë në Bashkimin Europian, Maros Sefcovic, që u shpreh "i hapur për një Konventë Pan-Euro-Mesdhetare si pjesë e një rregullimi post-BREXIT”.

Marrëveshja presupozon të eliminojë disa tarifa për disa kategori mallrash nga disa vende të Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Megjithatë, ministri britanik për Marrëdhëniet me BE-në, Nick Thomas-Symonds ka shprehur rezerva për pjesëmarrjen e afërt të Britanisë në mekanizmin në fjalë, ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë së Keir Starmer ka qartësuar gjithësesi se:

Marëveshja e diskutuar nuk është një Bashkim doganor

Vija jonë e kuqe e përhershme ka qenë se ne nuk do të ribashkohemi asnjëherë me Bashkim doganor, as të rihyjmë në tregun e përbashkët, as lëvizje e lirë…Megjitatë ne mendojmë se ka vend për përmirësim në marrëdhëniet tregtare me BE-në dhe do t’i zhvillojmë këto diskutime

citohet ai.

Mes fjalëve të shumta mohuese dhe premtuese, Britania po pranon se statusi i saj aktual në marrëdhënie me të tretë nuk është i kënaqshëm dhe as optimist. Vitin që lamë pas Banka e Anglisë foli disa herë për afrimin e një reçesioni që do të ishte lajmi keq në përgjithësi, por do të reflektonte në çdo rast një paaftësi të Londrës për t’u ri-aklimatizuar me statusin e mëvetësisë së rifituar me referendum.

Është megjithatë simptomatike të shohësh sesi edhe një vend si Britania e Madhe mbetet në hollësi terminologjike dhe burokratike kur vjen puna te shkrimi i marrëdhënieve me të tretë, në të kundërt nga fuqitë që po dominojnë si SHBA, Kina apo Rusia, të cilat kanë prioritet sundimin përpara çdo aspekti të të drejtave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.