Blloku Ekonomi

Greqia përfiton 36 miliardë euro nga Fondi Europian i Rimëkëmbjes

Postuar në 20 Janar, 2025 00:31

Qeveria greke ka bërë tē ditur se ka përfituar 18 miliardë euro nga grantet dhe kreditë e Bashkimit Europian në kuadër të Fondit Europuan të Rimëkëmbjes. Fondet janë përfituar që nga viti 2021, pra pas pandemisë së CoVid-19.

Shifra përfaqëson 8% tē PBB-së greke dhe sipas ecurisë së deritanishme, ajo mund të maŕrë edhe 18 miliardë euro të tjera deri në vitin 2027. 

Franca shkon drejt krizës buxhetore dhe financiare

Postuar në 18 Janar, 2025 14:30

Franca po shkon drejt një krize ekonomike dhe financiare dhe politika nuk po bën dot asgjë për këtë. Një ndër ekonomistët më të njohur në botë, Olivier Blanchard, dikur një ndër ekonomistët kryesorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se qeveritë e Francës kanë dështuar të balancojnë buxhetin.

Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë që na duhet

citohet ai.

"Toyo" vendos qendrën europiane të prodhimit dhe shitjes në Serbi

Postuar në 16 Janar, 2025 16:44

Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën. Kryeministri serb. Milos Vucevic ka qenë në fabrikën e krijuar në qytetin e Indjija, gjatë të cilës ka shprehur besimin se në këtë zonë, Toyo, do të hapë edhe një qendër kërkimi për sektorin.

KKT shfuqizon lejen zhvilluese për "Parisin e Ri" në Tiranë

Postuar në 14 Janar, 2025 22:50

Më datë 1 gusht 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vendimin nr. 26 për një leje zhvillimi në Tiranë, quajtur "Parisi i Ri" me zhvillues një kompani "Sara-el.sh.p.k"  

Më datë 25 shtator 2024, me propozim të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, leja shfuqizohet duke i dhënë subjektit të drejtë ankimi. Vendimi është firmosur nga Adelajda Roka më 11 nëntor duke anulluar një projekt të madh urbanistik në Tiranë. 

Hollandezët e Dreyfus Company ofrohen për të blerë 21% të aksioneve të Portit të Selanikut

Postuar në 10 Janar, 2025 21:36

Një firmë hollandeze, LeonidsPort B.V, e themeluar nga anëtarë të familjes Louis-Dreyfus, kanë paraqitur pa kërkim një ofertë për të blerë 21% të Autoritetit Portual të Selanikut.

"Ryanair" ndërpret fluturimet nga Beogradi: Shumë shtrenjtë dhe aeroport në gjendje të keqe

Postuar në 10 Janar, 2025 13:53

Një ndër drejtuesit e komapnisë së njohur ajrore, “Ryanair”, Jason McGunness, ka kritikuar hapur cilësinë e shërbimebe në aeroportin e Beogradit, “Nilola Tesla” duke shtuar se pjesë e problemit është koncesionari francez, “VINCI” që sipas tij, nuk do të dijë për gjendjen aktuale.

Mos lejoni koncesionarët e huaj të menaxhojnë aeroportet tuaja sepse atyre u intereson vetëm fitimi. Nuk duan të dinë për zhvillimin e aeroportit, biznesin apo krijimin e vendeve të punës

KKT shfuqzion lejen zhvilluese për Kastratin dhe Dulakun në Bazën e Sarandës

Postuar në 04 Janar, 2025 19:07

Në datën 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar I Territorit miraton vendimin nr.11 “Për miratimin e procedurave administrative të shfuqizmit dhe refuzimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Një procedurë disi e pazakontë, veçse nëse duhet pritur ndryshimi i ndonjë ligji të ri, apo edhe kemi rishikim projekti që lobohet duke kamufluar me një masë të përgjithshme administrative. Megjithatë në listën bashkëngjitur vendimit, figuron edhe shfuqizimi i lejes së dhënë nga qeveria për qira në bazën e Sarandës dhe lejes zhvillimore po në të njëjtën sipërfaqe

Një bankier entuziast për suksesin e ndërtimit që nuk kreditohet nga Bankat!!!

Postuar në 03 Janar, 2025 13:32

Në një opinion të publikuar sot, kreu ekzekutiv i Bankës Amerikane të Investimeve, (ABI) Andi Ballta,  deklaron se në Shqipëri nuk ka asnjë premisë që të ndodhë e ashtuquajtura flluskë e ndërtimit, që presupozon një zhvlerësim të shpejtë të çmimeve të banesave dhe mandej ekspozim të sektorit bankar përmes kredive që befas bëhen të këqija. Duke vënë në dukje faktin se në vendin tonë në 10 vitet e fundit janë dhënë 9 milionë metra katrorë leje ndërtimi që në kosto ndë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz përmes Ukrainës

Postuar në 01 Janar, 2025 11:48

Kompania ruse “Gazprom”, ka ndaluar tranzitimin e gazit përmes Ukrainës duke nisur nga sot, 1 janar 2025. Si shkak për vendimin është bërë ajo që kompania e cilëson si refuzim të Ukrainës për të zgjatur marrëveshjet e tranzitit, çka nga ana e vet ka çuar në “pamundësimin teknik dhe ligjor” të “Gazprom” për të vijuar furnizimin.

Hapeni korridorin, ne do të furnizojmë me gaz Europën edhe përmes palëve të treta

Postuar në 27 Dhjetor, 2024 19:34

Në  një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit Suprem Ekonomik Euraziatik, presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, ka bërë disa komente për ndërlikimet e krijuara për kalimin e gaziut rus drejt Europës pas vendimit të Ukrainës për të mbyllur aksin e tranzitit. Putin ka bërë të qartë se Rusia mirëpret përpjekjen e Sllovakisë për ndërmjetësim në krizën ukrainase, nisur nga edhe nga fakti se kryeministri Robert Fico, ka qenë së fundmi në Moskë ku ka folur për çështjet e energjisë që janë politizuar. Rreth këtij fakti, presidenti rus ka shprehur gatishmërinë për të vijuar furnizimin.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi