Blloku Ekonomi

Banka e Shqipërisë të marra masa urgjente për zhvlerësimin e euros

Postuar në 21 Tetor, 2024 15:03

Kreu i Konfindustrisë italiane në Shqipëri, Sergio Fontana, në një intervistë për “MCN Economy” ka bërë thirrje që të ndërhyhet për të stabilizuar kursin e euros.

Duhen përmirësuar shumë gjëra si siguria juridike, kemi nevojë të jemi plotësisht të qartë se kur blejmë një truall nuk do të kemi probleme në të ardhmen.

Nuk duhet të ketë paqartësi kur bëhet fjalë për legjislacionin, bizneset kanë probleme kur vjen fjala te korrupsioni.

Biznesi ka nevojë për një ambient me rregulla të qarta, pak rregulla por të garantuara nga të gjithë.

Falimenton "23andMe", të dhënat genetike të 15 milionë njerëzve dalin në treg

Postuar në 17 Tetor, 2024 12:57

Pas 15 viesh në treg dhe një suksesi të bujshëm gati mes start-up të Sillicon Valley, “23andMe”, kompania e testimit të AND-së, ka njoftuar aplikimin për falimentim. 

Problemi që ka dalë lidhet tashmë me të dhënat e 15 milionë klientëve të cilat siç raportohet u janë shitur kompanive farmaceutike. Drejtoresha e kompanisë, NAnne Wojicki mendon edhe të shesë kompaninë që sërish implikon të dhënat genetike të miliona njerëzve. 

Taksat e larta reduktojnë fluturimet në Gjermani   

Postuar në 14 Tetor, 2024 14:00

Tarifat e larta të aeroporteve do bëjnë të detyrueshëm kufizimin e fluturimeve në Gjermani. CEO i transportuesit gjerman të flamurit Lufthansa, Carsten Spohr, i tha gazetës gjermane Bild am Sonntag, se do të ketë reduktime të mëtejshme të orareve të fluturimeve.

Rritja ekstreme e kostove shtetërore për trafikun ajror po çon në një rënie të mëtejshme të shërbimeve. Gjithnjë e më shumë linja ajrore po shmangin aeroportet gjermane ose po anulojnë lidhje të rëndësishme.

Sanksionet e forcuan ekonominë ruse

Postuar në 08 Tetor, 2024 13:21

Sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë në mes të konfliktit në Ukrainë e kanë bërë ekonominë e vendit më të fortë. Nikita Anisimov, rektor i Universitetit HSE në Moskë, gjatë diskutimit të buxhetit federal 2025-2027 në Parlamentin rus tha se sanksionet kanë nxitur efektivisht ristrukturimin e ekonomisë së vendit. Sipas ekspertit, kjo ka bërë që Rusia "të pushojë në thelb" varësinë e saj nga eksporti i lëndëve të para si nafta dhe gazi për të ardhura - një detyrë me të cilën qeveria është përballur prej vitesh.

Ku i çon paratë e buxhetit ky?

Postuar në 07 Tetor, 2024 16:46

Për tetë muajt e parë të këtij viti, Bashkia Tiranë ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndërtimit një shifër rekord prej 93 milionë €. Kjo për anëtarin e Këshillit Bashkiak, dok.Ilir Alimehmeti, i ftuar në “MCN Economy”, përkthehet me faktin se taksat i shtojnë dhe i marrin, teksa investime dhe shërbime për qytetarët e bizneset e kryeqytetit, nuk ka.

Ballkani Perëndimor po bëhet paradhoma industriale e BE-së

Postuar në 05 Tetor, 2024 20:28

Investimet e huaja janë rritur në Ballkanin Perëndimor sidomos pas pandemisë. Një studim i ri i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare vëren se flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) kanë tejkaluar ndjeshëm vlerat e ekuilibrit afatgjatë në disa vende.

Ky interes i shtuar shpjegohet me disa faktorë, mes të cilëve edhe afërsia gjeografike me Bashkimin Evropian (BE), fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot e ulëta të punës.

"Jemi kthyer në koloni financiare të SHBA"

Postuar në 04 Tetor, 2024 13:24

BE po kthehet në një koloni financiare të SHBA-ve. Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, thotë se kjo vjen nga pronësia që kanë Shtetet e Bashkuara mbi të dhënat bankare të qytetarëve evropianë dhe dominimi i sistemeve globale të pagesave.

BE, 118 miliardë euro për Ukrainën që nga nisja e konfliktit

Postuar në 17 Shtator, 2024 12:59

Ndihma për Ukrainën nga Bashkimi Evropian që nga fillimi i konfliktit ka arritur në një total prej 118 miliardë eurosh, duke përfshirë 43.5 miliardë euro mbështetje ushtarake.

Shifra u bë publike nga nënpresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian (KE) Valdis Dombrovskis.

Kreditë te Final dhe MCA, hiqet sekuestro nga llogaritë e mijëra kreditorëve

Postuar në 16 Shtator, 2024 11:39

Mijëra llogari bankare në 11 banka të nivelit të dytë në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Llogaritë ishin të ngrira për llogari të institucioneve financiare jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Vendimi për heqjen e sekuestros mban datën 26 gusht dhe lirimi i aseteve financiare të qytetarëve është kryer në fund të këtij muaji. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, vendimi i është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

BE fiton betejën me Apple. Duhen paguar 13 miliardë euro taksa të prapambetura

Postuar në 10 Shtator, 2024 17:41

Komisioni Evropian fitoi betejën gjyqësore me Apple, e cila do të duhet të paguajë faturën prej 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Gjykata Europiane e Drejtësisë hodhi poshtë vendimin e një gjykate më të ulët, e cila kishte anuluar një vendim të Komisionit Europian që i konsideronte të paligjshme marrëveshjet tatimore mes Apple dhe Irlandës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi