Trump mund të përjashtojë Britaninë e Madhe nga tarifat
Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, mund të përjashtojë Mbretërinë e Bashkuar nga plani i tij i tarifave që pritet të krijojë një efekt kaskadë në mbarë botën.
Gazeta citon burime qeveritare që flasin për një mundësi që Londra të mbetet jashtë lëvizjeve të Trump që parashikojnë ngritje tarifash me 20% ndaj të gjitha importeve të huaja dhe 60% ndaj importeve kineze. Nga kjo lëvizje mendohet se thesari amerikan do të arkëtojë 2-3.3 trilion dollarë, ndërkohë që ekonomia britanike do të tkurrej me 0.7%.
Britania mendon të luajë kartën e “marrëdhënies speciale” me SHBA, me të cilën ka një shkëmbim tregtar që për eksportet britanike shkon 130 miliardë stërlina në vit. Gazeta shkruan se Britania do të detyrohet të bëjë koncesione në fusha të tjera për të marrë lëshimin nga Trump, i cili megjithatë do të vendosë tarifa për sektorë kritikë për SHBA si prodhimi i makinave.
Nëse kjo arrihet, atëherë sipas gazetës do të shënohej një fitore e madhe për qeverinë e laburistit Keir Starmer i cili do të duhet që të negociojë teknikisht me Robert Lighthizer, i caktuar sërish Sekretar për Tregtinë nga Trump.
Add new comment