Volkswagen mbyll tri fabrika në Gjermani
Gjigandi i njohur i automobilistikës Volkswagen ka njoftuar mbylljen e tri fabrikave të prodhimit në Gjermani.
Menaxhimi është aboslutisht serioz rreth kësaj çështjeje. Ky është plani i grupit më të madh industrial në Gjermani për të nisur shitjet në vendin e origjinës, Gjermani
citohet kreu i Këshillit të Punëtorëve të grupit, Daniela Cavallo.
Deri më tani nuk ka sqarime se cilat impiante preken konkretisht, por është e qartë se preken me mijëra njerëz të punësuar. Pakënaqësitë nuk kanë munguar.
Kjo është një thiikë e ngulur thellë në zemrën e forcës punëtore të VW
është shprehur Thorsten Groger, drejtues rajonal tradeunionit kryesor të forcës punëtore të gurpit. Ai ka kërkuar një vizion të qartë nga menaxhimi për të cilën do të duhet negociuar. Aktualisht grupi operon 10 impiante në Gjermani, gjashtë me vendndodhje Saksoninë e Poshtme, tri në Saksoninë lindore dhe një në Hesse.
Vendimi nuk është edhe aq i papritur, pasi Volkswagen njoftoi rënie me 14% të fitimeve në gjysmën e parë të këtij viti duke i dhënë fund marrëveshjes së sigurimeve me unionet.
Add new comment