Plani "Draghi" për Europën
Në samitin informal të Budapestit u fok me një theks të posaçëm për Europën. Sidomos nga presidenti francez Macron dhe kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell. Mirëpo rruga për të tentuar kristalizimin e një fuqie europiane mbetet plani i Mario Draghit, ish-kryeministër i Italisë që ka bërë publike një raport prej 400 faqesh në shtator.
Plani është risjellë sërish në vëmendje dhe ai konsideron nevojën e një bashkimi financiar dhe sovranitetin europian. Në disa pika plani sugjeron:
Investim 800 miliardë euro për kërkim dhe zhvillim, infarstrukturë dhe mbrojtje për të mbajtur ritmin e ShBA dhe Kinës
Angazhim i BE-së për emetimin e bondeve të përbashkët për financimin e investimeve publike në projekte të përbashkëta me synim zhvillimin e një tregu të integruar kapitali.
Reduktim i varësise nga zinxhiri furnizues i Kinës dhe nevoja për të kundërpeshuar ndaj konkurencës së subvencionuar nga shteti kinez.
Përmirësim dhe zhvillim i industrive të reja përmes nnë strategjie të unifikuar industriale.
Eliminim i burokracisë
Add new comment