Michelin mbyll dy fabrika në Francë

Postuar në 05 Nëntor, 2024 12:42

Gjiganti i prodhimit të gomave, Michelin, njoftoi mbylljen e dy fabrikave në Francë. Fabrikat në Cholet dhe Vannes, do të mbyllen për shkak të “përkeqësimit të konkurrencës” në Europë, njoftoi prodhuesi francez i gomave.

Si pasojë e këtij vendimi mbyllen më shumë se 1200 vende pune.

Michelin thotë se shitjet e gomave për kamionë dhe furgona kanë rënë në Europë, ndërkohë që konkurrenca aziatike sa vjen e rritet.

Është kolapsi i aktivitetit që e ka shkaktuar këtë situatë dhe unë dua t'u them të gjithë këtyre punonjësve se nuk do të lëmë askënd pas”, deklaroi CEO i Michelin, Florent Menegaux, në një intervistë për AFP.

Në një kontekst krize për prodhuesit e pajisjeve të automobilave, prodhuesi i gomave është i përkushtuar të "mbështesë secilin prej punonjësve të interesuar me zgjidhje të personalizuara", me oferta pune në Michelin, në kompani të tjera, apo edhe pension të parakohshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.