Blloku Ekonomi
Serbia, marrëveshje me BE për lëndët e para
Serbia dhe Bashkimi Europian nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një partneritet strategjik për lëndët e para. Kjo do të prekë direkt industrinë e makinave elektrike dhe bateritë.
“Ne arritëm të sjellim gjithçka të rëndësishme dhe të vlefshme nga Evropa në Serbi”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç pas ceremonisë së nënshkrimit.
Po vetë qeveria e beson Censin 2023?
Komunitetet fetare të Shqipërisë kanë vënë në diskutim të dhënat e Censit 2023. Asnjë prej këtyre komuniteteve, hiq Bektashinjtë ndoshta – nuk kanë pranuar se numri i komuniteteve që përfaqësojnë përkon me shifrat e Censit. Por Censin e kanë vënë në diskutim, madje kundërshtuar si të manipuluar, edhe komunitetet e pakicave që kanë cilësuar se regjistrimi është tërësisht i deformuar. Qeveria ka nisur disa herë adresarin dhe nuk e ka realizuar dot, patjetër edhe për shkak të përgjësisë sonë si qytetarë. Të të gjithëve.
FMN: Qeveria të bëjë transparencë për koncesionet
Ky vit shënon fundin e dy kontratave koncesionare shumë të diskutuara: ajo e pullave fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve.
Që prej 1 janarit të vitit 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti.
Po ashtu, ky vit shënon edhe fundin e koncesionit të markimit të karburanteve, të cilin qeveria e zgjati edhe me një vit me një VKM të gushtit të kaluar.
FMN, e cila ka paralajmëruar disa herë për rreziqet që paraqesin kontratat koncesionare, i rikthehet sërish kërkesës për transparencë nga ana e qeverisë shqiptare.
Çdo turist sjell 0.40€. Edhe Greqia nis të mendojë kufizimin e turizmit
Megjithë kufizimet e vëna turizmi në Greqi duket ka mbërritur në pikë kritike. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, numri i vizitave u rrit me 120% që i korrespondoi 33 milionë njerëzve vitin e shkuar. Mirëpo kjo nuk po sjell të ardhura për mirëqenien e qytetarit.
Çdo vizitor sjell 0.40€ qytetit dhe nuk nuk i kemi parë ende këto para. Duhet të gjejmë një rrugë për ta bërë turizmin viabël
Greqia nis kultivimin e frutave ekzotike
Dy dimrat e fundit të thatë vunë në provë kulturat tradicionale greke, por nga ana tjetër favorizuan kultura të reja, të pazakonta për klimën e Mesdheut.
Në Peloponez, në Greqinë jugore, fermerët janë bërë pjesë e një nisme eksperimetale të prodhimit të bimëve subtropikale. Ata janë gati për vjeljen e mangos së parë. Të tjerë kanë kultivuar plantacione me avokado, lychee, cherimoya dhe makadamia, të cilat pritet të shiten me një çmim më të ulët se ai i importit.
SHBA, Rusia dhe Raiffeisen Bank në mes
Paralajmërimi i SHBA drejtuar Raiffeisen Bank International të Austrisë për të anuluar një marrëveshje që lidhet me një nga oligarkët më të fuqishëm të Rusisë u përshkallëzua në ultimatum një muaj më parë.
Në një letër drejtuar bankës, për të cilën u vunë në dijeni edhe mbikëqyrësi i saj Banka Qendrore Evropiane dhe qeveria e Austrisë, Uashingtoni e kërcënoi Raiffeisen se do t’i kufizonte aksesin në dollarë, një masë që do ta dënonte me vdekje huadhënësin më të madh perëndimor në Rusi.
Greqia bën të detyrueshme 6 ditë pune në javë
Një rregullore e re që ka hyrë në fuqi që nga 1 korriku në Greqi i detyron disa biznese të punojnë 6 ditë në javë. Me argumentin se në këtë mënyrë do të rrisë produktiviteti dhe punësimin, rregullorja bën pjesë në një paketë ligjesh të punës, e cila u miratua vitin e kaluar.
Rregullorja vjen në një moment kur në shumë vende të botës po eksplorohet mundësia e javës së punës me katër ditë.
U takon serbëve të vendosin për minierën e litiumit, por kjo është ekonomia moderne
Ambasadori amerikan në Beopgrad, Chris Hill ka dhënë disa mendime për sa i përket çështjeve të fundit në rajon dhe Serbi, përfshirë edhe projektin e Jadarit, pra minierës së litiumit. Duke folur në revistën “Dipomacy&Commerce”, Hill është shprehur se aktualisht po bëhet një përpjekje e madhe në vend që “publiku të kuptojë projektin”, teksa ka shtuar se për të, “do të vendosin serbët dhe jo diplomatët e huaj”.
Prania e mykotoksinave, Zvicra tërheq miellin serb nga tregu
Autoritetet zvicerane kanë tërhequr nga tregu miellin e misrit serb. Sipas mediave, vendimi është komunikuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë të Ushqimit të Komisionit Europian, pasi u gjetën gjurmë të fumonisinës, një lloj mykotoksine.
Sipas entit kërcënimi ndaj shëndetit të konsumatorëve konsiderohet serioz. Serbia është një ndër furnizueset kryesore me drithra dhe produkte të tyret në Europë.
Dështon garancia sovrane për fasonët
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vendimi i qeverisë, e megjithatë industria përpunuese nuk ka mundur të përfitojë dot nga Garancia Sovrane.
Mundësia për kredi të favorshme do ta zbatohej nëpërmjet marrëveshjeve me 11 banka tregtare që operojnë në sistemin bankar, por sipas kreut të ProEksport Albania, ky instrument ka dështuar për sektorin fason.
Sipas Prençes, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë.