Dështon garancia sovrane për fasonët

Postuar në 29 Qershor, 2024 19:44

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vendimi i qeverisë, e megjithatë industria përpunuese nuk ka mundur të përfitojë dot nga Garancia Sovrane. 

Mundësia për kredi të favorshme do ta zbatohej nëpërmjet marrëveshjeve me 11 banka tregtare që operojnë në sistemin bankar, por sipas kreut të ProEksport Albania, ky instrument ka dështuar për sektorin fason.

Sipas Prençes, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë.

Edhe eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj e sheh këtë skemë si jofunksionale, ndërsa kthen gishtin nga qeveria, si përgjegjëse për mosmarrjen e masave të duhura dhe në kohën e duhur.

Dobesimi i monedhës europiane preku eksportet e sektorit fason dhe nisur nga kjo qeveria në prill 2024 u dha mundësi kompanive që të aplikonin për kredi me kushte lehtësuese, për t’i shpëtuar kështu falimentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.