U takon serbëve të vendosin për minierën e litiumit, por kjo është ekonomia moderne
Ambasadori amerikan në Beopgrad, Chris Hill ka dhënë disa mendime për sa i përket çështjeve të fundit në rajon dhe Serbi, përfshirë edhe projektin e Jadarit, pra minierës së litiumit. Duke folur në revistën “Dipomacy&Commerce”, Hill është shprehur se aktualisht po bëhet një përpjekje e madhe në vend që “publiku të kuptojë projektin”, teksa ka shtuar se për të, “do të vendosin serbët dhe jo diplomatët e huaj”.
Mendoj se ka një përpjekje që të sigurohet se populli e kupton që kjo është pjesë e një ekonomie moderne dhe u takon serbëve që të vendsoin dhe ndalojnë diplomatët e huaj që të marrin vendime për ta
ka thënë ai.
Duke u zgjeruar në këtë argument, Hill megjithatë ka dhënë mendimin pro minierës, duke nënvizuar se nisur nga projekti serb për prodhimin e makinave elektrike në Kragujevac, është e logjikshme që miniera e litiumit të funksionojë sepse “kjo është ekonomia moderne”.
Add new comment