Greqia bën të detyrueshme 6 ditë pune në javë

Postuar në 03 Korrik, 2024 15:24

Një rregullore e re që ka hyrë në fuqi që nga 1 korriku në Greqi i detyron disa biznese të punojnë 6 ditë në javë. Me argumentin se në këtë mënyrë do të rrisë produktiviteti dhe punësimin, rregullorja bën pjesë në një paketë ligjesh të punës, e cila u miratua vitin e kaluar.

Rregullorja vjen në një moment kur në shumë vende të botës po eksplorohet mundësia e javës së punës me katër ditë.

Punonjësit e bizneseve private që ofrojnë shërbime 24 orë në Greqi, tani duhet të zgjedhin mes dy orëve shtesë në ditë ose një ditë pune shtesë në javë. Pra, kalohet nga 40 orë pune në javë në 48 orë..

Qeveria e Mitsotakis thotë se kjo masë është njëkohësisht “miqësore për punëtorët” dhe “thellësisht e orientuar drejt rritjes”. Ai është krijuar për të mbështetur punonjësit që nuk kompensohen mjaftueshëm për punën jashtë orarit dhe për të ndihmuar në goditjen e problemit të punës së padeklaruar.

Megjithatë, sindikatat e punëtorëve dhe vëzhguesit politikë e kanë kritikuar ashpër masën.

Giorgos Katsambekis, pedagog i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në Universitetin Loughborough të Britanisë së Madhe, tha për CNBC se kjo masë është "një hap i madh prapa" për një fuqi punëtore që aktualisht punon më shumë orë se punëtorët në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Punëtorët në Greqi punojnë më shumë se ata në SHBA, Japoni dhe të tjerë në 27 anëtarë të BE-së, sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.