java
Greqia bën të detyrueshme 6 ditë pune në javë
Një rregullore e re që ka hyrë në fuqi që nga 1 korriku në Greqi i detyron disa biznese të punojnë 6 ditë në javë. Me argumentin se në këtë mënyrë do të rrisë produktiviteti dhe punësimin, rregullorja bën pjesë në një paketë ligjesh të punës, e cila u miratua vitin e kaluar.
Rregullorja vjen në një moment kur në shumë vende të botës po eksplorohet mundësia e javës së punës me katër ditë.
Pakt kombëtar, largim i Ramës, ose vendi shkon në luftë. 350 mijë kallashnikovë ende në duart e shqiptarëve
Gjatë emisionit “Java” në RTSh, kryetari i Partisë “Zgjidhja”, ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka bërë disa komente që mund të konsiderohen si një paralajmërim. Sipas tij, faktori ndërkombëtar ka përgjegjësi për atë që po ndodh në Shqipëri, një vend ku nuk ekziston më as Republika, por vetëm një autokraci hibride.
Në rrugëtimin që ka marrë kriza politike shqiptare, Kokëdhima sheh vetëm një zgjidhje: ose Edi Rama do të pranojë largimin dhe mandej të kalohet në një pakt kombëtar për rithemelimin e sistemit politik dhe rishikimin e Kushtetutës, ose vendi do të shkojë në luftë.