Çdo turist sjell 0.40€. Edhe Greqia nis të mendojë kufizimin e turizmit
Megjithë kufizimet e vëna turizmi në Greqi duket ka mbërritur në pikë kritike. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, numri i vizitave u rrit me 120% që i korrespondoi 33 milionë njerëzve vitin e shkuar. Mirëpo kjo nuk po sjell të ardhura për mirëqenien e qytetarit.
Çdo vizitor sjell 0.40€ qytetit dhe nuk nuk i kemi parë ende këto para. Duhet të gjejmë një rrugë për ta bërë turizmin viabël
citohet kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas.
Pasojat e turizmit masiv janë serioze sidomos në infrastrukturë. Sipërfaqe të tëra tjetërsohen ndërkohë që problemi i mbetjeve është akut në zona si Korfuzi.
Është një dukuri tashmë që ka prekur Spanjën, Hollandën dhe Italinë që po mendojnë masa për kufizimin e turizmit.
Add new comment