Blloku Ekonomi
U takon serbëve të vendosin për minierën e litiumit, por kjo është ekonomia moderne
Ambasadori amerikan në Beopgrad, Chris Hill ka dhënë disa mendime për sa i përket çështjeve të fundit në rajon dhe Serbi, përfshirë edhe projektin e Jadarit, pra minierës së litiumit. Duke folur në revistën “Dipomacy&Commerce”, Hill është shprehur se aktualisht po bëhet një përpjekje e madhe në vend që “publiku të kuptojë projektin”, teksa ka shtuar se për të, “do të vendosin serbët dhe jo diplomatët e huaj”.
Prania e mykotoksinave, Zvicra tërheq miellin serb nga tregu
Autoritetet zvicerane kanë tërhequr nga tregu miellin e misrit serb. Sipas mediave, vendimi është komunikuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë të Ushqimit të Komisionit Europian, pasi u gjetën gjurmë të fumonisinës, një lloj mykotoksine.
Sipas entit kërcënimi ndaj shëndetit të konsumatorëve konsiderohet serioz. Serbia është një ndër furnizueset kryesore me drithra dhe produkte të tyret në Europë.
Dështon garancia sovrane për fasonët
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vendimi i qeverisë, e megjithatë industria përpunuese nuk ka mundur të përfitojë dot nga Garancia Sovrane.
Mundësia për kredi të favorshme do ta zbatohej nëpërmjet marrëveshjeve me 11 banka tregtare që operojnë në sistemin bankar, por sipas kreut të ProEksport Albania, ky instrument ka dështuar për sektorin fason.
Sipas Prençes, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë.
Gazprom kalon 42.4 mln metra kub gaz/ditë drejt Europës përmes Ukrainës
Gazi rus ka hyrë në Europë përmes Ukrainës në një vëllim që miratohet zyrtarisht nga Kievi. Agjencia ruse e lajmeve “Tass”, raporton se Gazprom ka arritur të përçojë 42.4 milionë metra kubë gaz më 28 qershor përmes stacionit Sudzha.
Rruga ukrainase mbetet e vetmja gjurmë tranziti për gazin rus drejt perëndimit, pas ndërprerjes së kalimit në Rrymën Veriore.
Popullsia ra me 420 mijë banorë, 40% të pallateve i kemi bosh
Censi i zhvilluar në vjeshtën e vitit të kaluar ka bërë publike rezultatet. Shqipëria rezulton me 2 412 113 banorë, 13.8% më pak krahasuar me popullsinë që rezultoi rezidente në censin e vitit 2011.
Sipas të dhënave të bëra publike sot nga Instituti i Statistikave, në Shqipëri jetojnë gjithsej 755 950 familje me mesatarisht 3.2 anëtarë, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.
Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, Shqipëria kishte 2 831 741 banorë. Rënia me 13.8% e popullsisë i korrespondon shifrës 419 628 banorë.
Kredi me interes zero për shtëpi për punonjës të administratës
Qeveria ka menduar të sponsorizojë mbushjen e administratës me një masë lehtësuese sociale. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe njofton se për punonjësit e administratës do të mundësohet kredi me interes zero për shtëpi.
BE qorton Francën dhe Italinë për nivelin e lartë të borxhit
Komisioni Europian u tërhoqi vëmendjen sot Francës dhe gjashtë vendeve të tjera të BE-së (Belgjika, Italia, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovakia) për shpenzimet, duke u sugjeruar që të ndërmarrin veprime korrigjuese pasi u zbulua se shkelin kufijtë e deficitit dhe borxhit të vendosur sipas rregullave fiskale të bllokut.
29 biznese të mëdha falimentuan në 2023-shin
Rënia e euros dhe rritja e kostove të brendshme, ka bërë që me dhjetëra biznese të mëdha të falimentonin në 2023.
Sipas shifrave të INSTAT në sektorin e prodhimit 29 biznese me mbi 50 punonjës mbyllën dyert e megjithatë për kryetarin e Shoqatës Pro-Export Albania, Edvin Prençe, shifrat në terren janë më të larta, sidomos në industrinë përpunuese.
Në një komunikim për "MCN live", Prençe tha se vetëm në pesëmujorin e parë të 2024-s janë mbyllur edhe disa ndërmarrje të tjera, duke lënë mijëra punonjës të papunë.
SHBA, 15 vjet mbrapa Kinës për energjinë bërthamore
Shtetet e Bashkuara janë gati 15 vjet pas Kinës në zhvillimin e energjisë bërthamore të teknologjisë së lartë. Kjo pasi qasja teknologjike e mbështetur nga shteti kinez dhe financimi i gjerë prej tij i japin përparësi.
Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim, me afate mesatare kohore të ndërtimit prej rreth shtatë vitesh, shumë më shpejt se vendet e tjera, thuhet në një studim të kryer nga Fondacioni i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, një institut kërkimor jopartiak me bazë në Uashington.
Beogradi: Embargoja e Kosovës ndaj mallrave tona, shkatërrimtare
Ministri serb i Tregtisë, Tomislav Momiroviç, ka deklaruar së vendimi i Kosovës për të ndaluar importin e mallrave serbe, është shkatërrimtar. Sipas tij, ky vendim ka përcaktuar një precedent që ka ndikuar Europën dhe Ballkanin.
Është e tmerrshme që në shekullin e 21-të, ne po dëshmojmë që në Europën e ndërtuar mbi themelet e tregut të përbashkët dhe lëvizjes së lië të mallrave dhe shërbimeve, ka një regjim që i ndalon njerëzve nga angazhimi në tregtinë dhe ekonominë dhe progresi