Kredi me interes zero për shtëpi për punonjës të administratës
Qeveria ka menduar të sponsorizojë mbushjen e administratës me një masë lehtësuese sociale. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe njofton se për punonjësit e administratës do të mundësohet kredi me interes zero për shtëpi.
Një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të administratës publike, nëpërmjet një programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë
citon ATSH, ministrin.
Sipas Gonxhes, përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj. Pak kohë më parë z. Gonxhe paralajmëroi për mungesa në administratën publike si pasojë e frikës që ka provokuar SPAK dhe hetimet e ndryshme. Ndërkohë masa e njoftuar së fundmi, mund të shihet edhe e lidhur me zgjedhjet që po afrojnë.
Comments
Çfare pamje ka Derri!
Çfare pamje ka Derri!
Shikoji fytyren per ti kuptu shpirtin!
Ku i gjen shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit?!
arben ahmetaj, arjan beqaj, tahiri, damiani, eliza, taulanti…
Natyrisht, Shkelqesia nuk din asgje..
Add new comment