Ndërtimi, oaz i pastrimit të parave
Gazeta greke “Kathimerini” raporton sot për goditjen nga Njësia Kundër Krimit të Organizuar të grupimit ruso-pond të pastrimit të parave të gjeneruara nga trafiku i cigareve. Sipas raportit të cituar dëmi në të ardhurat publike është 9.7 milionë euro dhe pastrami është kryer përmes investimeve në prona përfshirë hotele luksi.
Një i dyshuar kryesor është i lidhur me një kompani me të ardhura shumë më poshtë 1 milionë euro kapital
shkruan gazeta.
Po kështu dyshime janë krijuar nga një firmë e përfaqësuar nga një njeri i vetëm në Selanik çka sugjeron se veprimtari e pastrimit të parave të pista ndjek një model të vetin gati uniform.
Në Shqipëri mund të flitet për një parajsë të krimit dhe parasë së pistë e cila është ngurtësuar në masë të madhe pikërisht në ndërtim. Pa provokuar asnjë dyshim as minimal ndaj origjinës së parave dhe agtyre që përfaqësojnë investime miliona eurosh.
Nuk po shtyhemi në ndryshimet në listën e investitorëve por një fakt që ëstë për t’u shënuar është ndryshimi ligjor i janarit të këtij viti që i njeh investitorët e kullave si investitorë strategjikë. Pa kaluar në asnjë kontroll pasuror duke lehtësuar kështu një proces që është asgjë më shumë se amnisti de facto e parasë së pistë.
Add new comment