Kroaci, bojkot një ditë supermarketeve për shkak të çmimeve të rritura

“Halo inspektore”! Grupi në fjalë vepron në mjedisin kroat në Facebook dhe ka organizuar një protestë të veçantë: bojkot dyqaneve dhe supermarketeve për shkak të rritjes së çmimeve.
Sipas mediave në Kroaci, bojkoti pati efekt real: transaksionet ranë me 44% dhe shitjet në total.me 53%. Ndërkohë çmimet e ushqimeve sipas Eurostat janë rritur me 45% që nga viti 2020 duke kaluar mesataren europiane me 33%. Vetëm buka është rritur me 61%, vezët me 63%.
Grupi ka bërë thirrje për një bojkot të ri të premten e ardhshme: Black Friday për shitësit! Megjithatë një prej përfaqësuesve të linjave të shitjes, Mirko Budimir ka deklaruar se asgjë nuk do të ndryshojë.
Add new comment