KE: Nuk arrijmë dot objektivin e mbrojtjes me luftën tregtare të SHBA në derë
Zv.presidenti i Komisionit Europian, Stéphane Séjourné, ka bërë thirrje që administrata e re amerikane e Donald Trump të heqë dorë nga lufta tregtare që ka paralajmëruar duke qenë se ndër të tjera kjo luftë vë në diskutim arritjen e objektivit buxhetor për mbrojtjen. Që është një kërkesë e madje kusht i Trump që SHBA të vazhdojë të qëndrojë në NATO.
Nuk e bëjmë dot këtë me një luftë tregtare në derë dhe kudo në BE, buxhetet kombëtare nuk janë në gjendje të rrisin shpenzimet e mbrojtjes më shumë se 3%
citohet të jetë shprehur Séjourné në një intervistë për francezen, “France Inter”.
Ai ka folur se ka tashmë kontakte me administratën e re ndërkohë që ka theksuar se aktualisht bilanci tregtar me SHBA shkon në favor të BE-së.
Add new comment