Tregu bllokon përpjekjet për prodhimin e antibiotikëve të rinj
“Politico” shkruan sot për një problem serioz strukturor që prek shëndetin global. Rezistenca ndaj antibiotikëve si një çështje e adresuar në nivelet më të larta, nuk po arrin të gjejë zgjidhje praktike për aspekte të funksionimit të tregut. Që do të thotë se ndonëse ka kompani të vogla që sugjerojnë dhe kanë konfirmuar zgjidhje të reja për zëvendësimin e antibiotokëve që tashmë janë të padobishëm, ato nuk arrijnë të hyjën në treg dhe të marketohen. Media në fjalë flet për një “mur indiference nga investitorët dhe një mungesë ndihme nga qeveria”.
Kjo po i shtyn firmat që të reduktojnë linjat e testimit të zëvendësuesve të antibiotikëve
shkruan “Politico”.
Media sjell disa raste të kompanive të vogla që kanë falimentuar sepse nuk kanë tërhequr dot interesin e investitorëve edhe pse për dinamizmin financiar të tyre është krijuar edhe një grupim: "BEAM Alliance". Kompanitë në fjalë kanë një bilanc negative mbi 50 milionë dollarësh dhe kjo flet për faktin sesi tregu është strukturuar në inercinë e krijuar nga kompanitë e mëdha. Bashkimi Europian ka lëvizur disi në këtë duke krijuar incentiva si e drejta e monopolizimit të fitimeve për çdo shpikje të re në këtë drejtim.
Në Britaninë e Madhe është sugjeruar një shpërblim mujor fiks pavarësisht kërkesës, një përpjekje modeste në raport me sfidën që përfaqëson rezistenca antimikrobiale.
Add new comment