Blloku Bota
Robert Mugabe, mesazh vendit në prani të ushtarakëve. Asnjë fjalë për largim nga detyra
Diktatori 93 vjeçar i Zimbabves, Robert Mugabe është shfaqur para mediave me një mesazh për qytetarët pas ngjarjeve të fundit. Mugabe ka qenë i rrethuar nga ushtarakët që kryen puçin dhe në fjalën e tij ka folur për gabime, arbitraritet dhe nevojën për të shmangur gjykimin dhe veprimin hakmarrës. Ai nuk ka deklaruar se do të largohet, por se së afërmi do të mbahet një kongres i partisë sunduese, ndonëse nuk dihet nëse Mugabe është më në kushtet për të diktuar ndonjë kusht në skenën politike të vendit. Duket se ai po kryen pazarin e vet me ushtarakët për të fituar kohë.
“Perëndimi, vetëm 10% të lirive fetare krahasuar me Turqinë”
Perëndimi nuk ka as 10% të të drejtave fetare që ka Turqia dhe Greqia është ndër ato vende që nuk përmbush as edhe këtë kuotë në zbatimin e tyre. Akuza është bërë nga zv.kryeministri turk, Bekir Bozdag, që gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë universitare ka përmendur edhe rastin e vdekjes së një myslimani në Ksanthi.
“Liria fetare ekziston edhe në vende që nuk janë anëtarë të BE-së. Është e pabesueshme se Perëndimi ka vetëm 10% të lirive fetare që aplikohen në Turqi”, tha ai. Sipas tij, Greqia nuk i respekton dhe i shtyp të drejtat e myslimanëve në Thrakën perëndimore.
Fund pushtetit të Mugabes. Përjashtim nga partia edhe për të shoqen
Pushtetit të diktatorit të Zimbabves, Robert Mugabe, duket se i ka ardhur fundi. Pas puçit të ushtrisë dhe izolimit të tij, ka hyrë në veprim partia ku ai aderon, Zanu-PF që e ka shkarkuar. Në krye të vendit, si president është caktuar Emmerson Mnangagawa, ish-zv.president dhe i shkarkuar nga Mugabe dy javë më parë. Ky akt i Mugabes thuhet se provokoi shumë reagime për të bllokuar idenë e Mugabes për të caktuar si zv.president, gruan e tij Grace.
“Do refuzoj urdhërat e Trump për sulm bërthanor”
Komandanti ushtarak, përgjegjësia e të cilit është arsenali bërthamor amerikan raportohet të ketë deklaruar se se do t’i "rezistojë" çdo urdhëri të presidentit Donald Trump, pë të nisur një sulm "të paligjshëm" me armë bërthamore.
Sipas CBS News, Gjenerali John Chaitén, kreu i Komandës Strategjike (STRATCOM) tha në një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada se ka menduar shumë për atë që do të thotë nëse merr një urdhër të tillë.
The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan
Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore. Në këtë artikull “The Economist” thotë se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.
Haradinaj kërkon rol më të madh të SHBA, Mogherini braktis takimin e KSA-së, Kosovë-BE
Mediat serbe raportojnë për një incident të ndodhur në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, në të cilin drejtuesja e Politikës së Jashtme të unionit, Federica Mogherini, është larguar nga mbledhja. Sipas agjencisë Tanjug, Mogherini ka lënë takimin pas kërkesës së kryeministrit Kosovar, Ramush Haradinaj për një përfshirje më të madhe të SHBA-së në procesin e dialogur Serbi-Kosovë.
“Mogherini e mori këtë personalisht dhe la takimin përpara se të përfundonte”, raportojnë mediat serbe.
Ndryshim kursi, Zaev: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë
Zoran Zaev synon të ndryshojë kursin e politikës së jashtme maqedonase duke kërkuar miqësi dhe aleancë me Bullgarinë dhe të zgjidhë çështjet e hapura me Greqinë, dy shtete me të cilët Shkupi zyrtar ka patur jo pak probleme deri më tani.
Ai ka apeluar gjatë një interviste për televizionin kombëtar bullgar, BTV, që Maqedonia dhe Bullgaria të bëhen aleatë.
Itali/Ndërron jetë Salvatore(Totto) Riina
Mediat italiane raportojnë për vdekjen e Salvatore Riina, njohur edhe si Totto Riina. Riina vdiq në moshën 87 vjeçare praninë e familjarëve që u lejuan ta vizitonin atë në spital në momentet e fundit.
Riina do të mbahet mend gjatë në Itali dhe në kartelat e krimit të organizuar. Ai transformoi Cosa Nostra siçiliane nga një organizatë që federonte familje të ndryshme mafioze në një njësi thuajse terroriste që e dominoi me diktat thuajse absolut që nga viti 1983.
Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur.
“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.
“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.
SHBA-Rusi, betejë edhe për bllokimin e mediave
Rusia dhe SHBA po transferojnë tensionet në raportet shtetërore drejt mediave. Pak ditë më parë, SHBA e detyroi televizionin Russia Today që të regjistrohet si agjent i huaj, vendim që ka sjellë reagimin e Moskës. Duma ruse ka miratuar një ligj, sipas të cilit autoritetet ruse kanë të drejtë të emërtojnë çdo organizatë të huaj mediatike si “agjent I huaj”, duke sinjalizuar kundërmasat ndaj mediave amerikane.