Blloku Bota
Autoqefalia e Kishës Maqedonase, Kisha Bullgare: Do të dëgjohet edhe opinioni i kishave të tjera
Bullgaria dhe Maqedonia kanë nisur një etapë të re në marrëdhëniet shtetërore pas nënshkrimit në muajin gusht të Traktatit të Miqësisë. Në këtë kuadër duket se po hyn në rrugën e zgjidhjes edhe çështja e Kishës Orthodhokse të Maqedonisë e cila është rihapur pas një letre që kreu i KIshës Maqedonase i ka nisur kreut të Kishës Bullgare.
Gjatë një takimi mes dy kryeministrave, atij maqedonas Zoran Zaev dhe atij bullgar, Borissov, është folur edhe për këtë temë, ndonëse të dy kryeministrat kanë preferuar të deklarojnë se punët e kishës nuk duhen ngatërruar me ato të politikës.
Italia i bashkohet trekendëshit, Greqi, Qipro, Egjipt
Në zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh mes Qipros, Greqisë dhe Egjiptit do të marrë pjesë edhe Italia në takimin e ardhshëm që do të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2018 në Kretë.
Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riina-s (Foto)
Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se "mesazhet ishin fshirë gabimisht" dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.
Putin: Çdo kompani e prodhimit ushtarak duhet të jetë gati në çdo kohë për të shtuar prodhimin
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga ndërmarrjet e prodhimit ushtarak, shtetëror dhe private, që të jenë në gatishmëir për të rritur prodhimin ushtarak dhe transportin e tyre në destinacion në çdo kohë. Mediat ruse raportojnë se deklaratat e Putin u bënë gjatë një konference me zyrtarët e lartë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe me menaxherët e kompanive më të mëdha.
Burgim i përjetshëm për Mlladiç
Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjyqtarët kur lexuan vendimin theksuan se udhëheqësi i forcave serbe të Bosnjës "kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme" për krimet e luftës të kryera në Srebrenicë dhe shtuan se Mlladiç ishte anëtar i një "ndërmarrje të përbashkët kriminale", e projektuar për të përndjekur boshnjakët.
Patriarku orthodhoks rus/Po vjen fundi i botës
Fundi i botës dhe historisë po afron dhe kjo nuk është vetëm një pikëpamje konspiracioni. Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, e ka predikuar atë edhe gjatë një meshe në katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.
Incidenti i Norvegjisë/Turqia shikon përgatitjen e një sulmi ushtarak nga NATO në vitin 2018
Incidenti që ndodhi në Norvegji gjatë stërvitjes së NATO-s, “Trident Javelin” po shfrytëzohet nga Turqia për të vënë në dukje rrezikun që Aleanca përfaqëson për sigurinë e vendit. Përveç deklaratave të presidentit Erdogan dhe atyre të zyrtarëve të tjerë turq, duket se incidenti po sillet në vëmendje si një moment mbi të cilin Ankaraja po reflekton se çfarë duhet të bëjë më tej me qëndrimin ose jo në NATO.
Gazeta Yeni Safak që është pranë presidentit turk, shkruan se stërvitja dhe skenari i përzgjedhur flasin për një imitim të sulmit ndaj Turqisë.
Harta të Kosovës në kompjuterin e Bin Laden. Mediat serbe publikojnë pjesë nga materialet e ish-kreut të Al - Qaedas
Gazeta serbe “Politika” raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al- Qaedas, Osama Bin Laden. Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit. Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën.
Vdes serialkilleri famëkeq Charles Manson
Charles Manson ndërroi jetë të hënën në moshën 83 vjeçare. Vrasësi serial amerikan ishte shtruar në spital javën e kaluar, ndërsa shëndeti i tij po përkeqësohej gradualisht. Ai ishte një nga vrasësit më famëkeq në SHBA, i cili ka qenë në burg për më shumë se 45 vjet.
Paralizë politike në Gjermani
Dështim total në negociatat për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Demokratët e Lirë (FDP) u tërhoqën nga bisedimet pas mesnate duke bërë që koalicioni i ashtuquajtur "Xhamajka" të mos jetë një opsion.
Në këtë mënyrë Gjermania hyn në një periudhë pasigurie politike. Negociatat përfunduan pasditen e së dielës, por pas ndërhyrjes së Presidentit Frank Ëalter Steinmeier, të gjitha palët u përpoqën të bëjnë kompromis deri në minutën e fundit.