Blloku Bota
"CNN prezanton keq SHBA në botë"
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka provokuar sërish replika në distancë me mediat. Qendër e sulmit me synim diskreditues ishte “armiku” numër një i tij në media, rrjeti CNN. Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, Trump shkruan se brenda SHBA-së, Fox Neës është shumë më i rëndësishëm sesa CNN, por jashtë SHBA-së, CNN mbetet sipas tij një burim kryesor i “Fake News që e prezantojnë keq kombin në botë”.
Koalicioni i madh, Merkel e pafuqishme
Ndryshimi i dukshëm i qëndrimit të social-demokratit, Martin Schultz, lë të hapur mundësinë e një koalicioni të madh në Gjermani nën drejtmin e Angela Merkel.
Bisedimet pritet të mbahen të enjten dhe sipas Deutsche Welle sfida më e madhe e udhëheqjes Social-Demokratëve është të bindin mbështetësit e partisë për të pranuar koalicionin me Merkel.
Irani: Nëse Europa kthehet në kërcënim, rrisim rrezen e raketave mbi 2000 km
Irani paralajmëron Europën se do të rrisë rrezen e raketave të veta nëse do të ndihet i kërcënuar. Reuters citon numrin dy të Gardës Revolucionare, sipas të cilit Teherani është në gjendje të rrisë rrezen e raketave mbi 2000 km.
“Nëse e kemi mbajtur rrezen e raketave deri në 2000 km nuk e kemi bërë këtë për mungesë teknologjie. Ne po ndjekim një doktrinë strategjike. Deri më tani ne kemi ndjerë se Europa nuk është një kërcënim…por nëse Europa do të kthehet në kërcënim ne do të rrisim rrezen e raketave tona”, tha Gjenerali Hossein Salami.
Fluturon borxhi i Italisë, Roma refuzon masat drastike financiare
Pavarësisht nga shqetësimet e Komisionit Evropian për nivelin e borxhit publik italian dhe konstatimit se reduktimi aktual nuk është në përputhje me angazhimet e Qeverisë italiane, Roma përjashton në mënyrë eksplicite masat e jashtëzakonshme financiare.
"Spanja duhet ta njohë Kosovën. Do të fitonte një argument më shumë për të mbajtur Katalonjën"
Katalonja dhe Kosova. Spanja duket se po sillet njësoj si Rusia, kur për një problem të vetin të brendshëm sjell në vëmendje një precedent ndërkombëtar, të zgjidhur në mënyra dhe kushte të tjera. Qëndrimi i Spanjës favorizohet edhe nga paaftësia e plotë e BE-së për t’iu përgjigjur sfidës katalonjase, ndërkohë që në kontekstin e një debati, çështja ngjan më e qartë për t’u trajtuar.
Kinezët, më optimistët për të investuar në hapësirën BE. Më pesimistë gjermanët
Biznesi kinez është më optimist për investime në zonën e BE-së sesa biznesi europian dhe ai amerikan. Përfundimi evidentohet nga një raport i autorizuar nga Invest Europe dhe sipas të dhënave të tij, 90% e bizneseve kineze janë të gatshme që të investojnë në Europë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me 74% që është treguesi te biznesi amerikan, 58% te biznesi francez, 50% te biznesi britanik dhe 30% te biznesi gjerman.
“Europë e vendimeve me dyer të mbyllura, shovinizmit dhe nacionalizmit”
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka akuzuar ashpër Bashkimin Europian dhe institucionet jodemokratike të tij. Përmes një interviste për gazetën franceze “Le Figaro”, Tsipras ka folur për atë Europë që i merr vendimet me duer të mbyllura, për një Europë shoviniste dhe ku po dominion nacionalizmi.
Debate për ndalimin e lutjeve në një shkollë në Siçili
Vendimi i një drejtori të një shkolle fillore në Palermo të Siçilisë ka provokuar polemika. Të paktën kështu raporton gazeta e Kishës, “Avvenire” sipas të cilës në shkollën fillore të një zone të Palermos, Ragusa Moleti, drejtori ka urdhëruar ndalimin e lutjeve në klasë ng nxënësit. Sipas gazetës në fjalë, drejtori ua ndalon mësuesve që të recitojnë lutje edhe në orën e fesë. Më tej akoma, nga klasat janë hequr fotografitë e Papa Françekut dhe Papa Gjon Palit II.
Masakra e Sinait, sulm kundër sufijve
Shpërthimi i të premtes në një xhami në Egjiptin lindor, ku mbetën të vrarë të paktën 235 persona dhe u plagosën më shumë se 130 të tjerë është një nga sulmet më të përgjakshme në historinë moderne të Egjiptit. Ndonëse asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, ushtria egjiptiane ndërmori sulmet e para kundër autorëve të dyshuar të kësaj masakre.
Solidarizim me Ratko Mlladiç nga Kisha Serbe dhe nga Rusia
Dënimi me burgim të përjetshëm i Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hagës ka provokuar reagime në Serbi. Si një vend dhe popull që ka gjykimin e vet për luftëtat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët i shohin këto vendime si akte padrejtësie. Patriarku i Kishës Ortodokose Serbe, Irinej, ka shkuar edhe më larg. Sipas tij, vendime të tilla janë vepra të djallit, kurse serbët vuajnë pasojat. Irinej ka folur për tablodin Alo, por prononcimi i tij është marrë edhe nga agjencia e lajmeve Tanjug.