Blloku Bota
Serbia për qëndrimet e Zaev për Kosovën në UNESCO: Ai nuk e mban fjalën
Beogradi zyrtar ka reaguar menjeherë pas premtimeve të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, deklaroi dje përmes një daljeje të posaçme për shtyp, se kryeministri i Maqedonisë nuk e ka mbajtur fjalën ndaj Serbisë. Sipas tij, pak kohë më parë, Zaev kishte deklaruar se do të abstenonte për kandidaturën e Prishtinës në UNESCO, ndërkohë që në vizitën e fundit në Kosovë, ka thënë tjetër gjë.
Europa i thotë "Jo" Netanjahut
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nisi turin në Evropë për t'u kërkuar aleatëve të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, siç bënë SHBA, por u përball me një mohim të vendosur nga ministrat e jashtëm europianë, të cilët besojnë se ky veprim minon procesin e paqes.
Gjatë vizitës së tij të parë në selinë e BE-së në Bruksel, Netanjahu tha se shpallja e Presidentit Donald Trump i shërbeu paqes në Lindjen e Mesme "duke theksuar se realiteti aktual është themeli i paqes".
Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se Rusia do të tërheqë forcat e saj nga Siria. Pas një takimi me presidentin sirian Bashar al Assad në bazën ajrore të Khmeimim në Latakia, Putin ka zbardhur vendimin në fjalë që duket se ka qenë disi i papritur.
“Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e trupave ruse në Siri do të kthehet në shtëpi. Kam urdhëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të nisin tërheqjen e trupave ruse në bazat e tyre të përhershme”, citohet presidenti rus.
Akuza e Gjermanisë: Kina përdor rrjetin Linkedin për aktivitete spiunazhi
Rrjetet sociale po përdoren edhe për aktivitete spiunazhi. Të paktën këtë mendon shërbimi gjerman i kundërzbulimit, BfV, sipas të cilit Kina ka aktivizuar taktikat e reja informative për të penetruar dhe mandej rekrutuar njerëz në establishmentin politik të Gjermanisë.
Ikën Gruevski
Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi I partisë, VMRO-DPMNE. Ai e ka paraqitur dorëheqjen para Komitetit Qendror të partië ku morën pjesë 111 anëtarë. VMRO ka njoftuar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Hristijan Mickovski mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm në datat 22-23 dhjetor, por duke shtuar se rendi i ditës së tij nuk është përcaktuar ende.
Ndërkohë mediat shqip në Maqedoni përcjellin informacione mbi arsyetimin e vetë Gruevskit për këtë akt.
Bullgaria kundërshton rishikimin e Traktatit të Lozanës
Bullgaria ka raguar ndaj deklaratave të presidentit turk, Erdogan për ndryshimin e kufijve mes Turqisë dhe Greqisë duke theksuar se kjo nuk i shërben stabilitetit rajonal. Ministria e Jashtme e Bullgarisë përcolli dje një deklaratë për shtyp përmes të cilës e vlerëson çdo rishikim të Traktatit të Lozanës që përkufizon kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë si një lëvizje kundër stabilitetit.
Përçarje SHBA-Gjermani në NATO për qëndrimin ndaj Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë aksion të unifikuar të NATO-s për verifikimin e veprimeve të Rusisë në zbatim të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Lajmi publikohet nga revista gjermane “Spiegel” sipas të cilës, ka qenë një takim i krerëve të Aleancës katër javë më parë ai që ka evidentuar shqetësimet në rritje të SHBA. Sipas revistës sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka prezantuar dëshmi apo prova të fotografimeve ajrore që flasin për zhvillimin nga ana e rusëve të një sistemi raketash balistike bërthamore, quajtur SSC-8.
Bombardime të ushtrisë izraelite në Gaza
Bilanci nga përleshjet në në Jeruzalemin Lindor deri të premten në mbrëmje është 1 i vdekur dhe të paktën 270 të plagosur. Ushtria izraelite bëri të njohur se ka goditur një kamp trajnimi dhe një depo municioni në hakmarrje për raketat e hedhura më parë nga Gaza kundër qyteteve izraelite. Siç raporton Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë, shumica e të plagosurve janë banorë të bllokut të apartamenteve pranë kampit të stërvitjes.
Protestat erdhen pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.
Egjipti thirrje vendeve arabe: Hapni ambasadat në Jeruzalem
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e ShBA në Jeruzalem, duke njohur këtë të fundit si kryeqytet të Izraelit, ka prodhuar reagimet e para praktike.
Mohamed Al-Ghoul, zv. Kryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në parlamentin egjiptian, bëri thirrje që vendet arabe të bëjnë të njëjtën gjë. Pra të zhvendosin ambasadat e tyre në Palestinë po në Jeruzalem. Ai ka kërkuar që të gjitha vendet arabe të njohin me ligj shtetin palestinez dhe të hapin selitë në qytein e shenjtë.
”Paketat e para financiare për Greqinë synonin shpëtimin e investitorëve europianë”
Paketa e parë e shëptimit që u akordua për Greqinë, në fakt synonte të ndihmonte investitorët jashtë vendit. Deklarata është bërë nga kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem gjatë një fjale në Parlamentin Europian.