Blloku Bota

CIA parandalon sulmin terrorist në Shën Peterburg

Postuar në 17 Dhjetor, 2017 19:56

Autoritetet ruse kanë shmangur një sulm terrorist të Shtetit Islamik me ndihmën e CIA-s amerikane. Këtë e konfirmoi vetë presidenti rus Vladimir Putin, i cili i telefonoi homologut amerikan për ti shprehur mirënjohjen.

Siç bëjnë të ditur mediat ruse, zyrtarët e CIA-s kishin informuar kolegët e tyre të agjencisë ruse të zbulimit FSB për një plan të militantëve të Shtetit Islamik për të kryer një seri sulmesh terroriste të përmasave të mëdha në Shën Peterburg, më 16 dhjetor.

Liderët europianë të ekstremit të djathtë takohen në Pragë

Postuar në 17 Dhjetor, 2017 17:11

Me slogane kundër BE-së u takuan të shtunën në një hotel në Pragë liderët nacionalistë të krahut të djathtë nga 10 vende evropiane, duke përfshirë francezen Marine Le Pen, holandezin Geert Wilders, gjermanin Markus Pretzel, italianin Lorenzo Fontana dhe grekun Failos Kranidiotis. Takimi u zhvillua me iniciativën e çeko-japonezi nacionalist Tommy Okamoura me temë "një Europë e e shteteve kombe pa BE-në".

Fundi i kohës Merkel

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 10:40

Kohës së Angela Merkelit në Gjermani po i vjen fundi. Kështu shkruhet në një editorial të revistës së njohur “Spiegel” me autor Dirk Kurbjuweit. 
Autori përdor edhe një term të posaçëm: Merkelizmi, i cili përkufizon një periudhë dhe model qeverisjeje në Gjermani dominuar nga konsensusi i përgjithshëm, qetësia dhe mbi të gjitha stabiliteti. Në 12 vjet me radhë këto kanë qenë tiparet e Gjerrmanisë politike duke reflektuar një frymë sigurie edhe në Europën e trazuar nga kriza financiare e vitit 2008 dhe kriza e refugjatëve e vitit 2015. 

Themeluesi i Hamas-it, Ibrahim Fares Al-Yazouri: Çifutët janë pasues të një feje që e respektojmë

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 21:18

Pas luftës gjashtë-ditore të 1967-ës dhe okupimit izraelit të Gazës dhe Sinait, Vëllazëria Myslimane në Palestinë u nda nga trupi amë në Egjipt dhe qëndroi i vetëm. Grupi filloi të bënte përgatitje për t'i rezistuar okupimit izraelit. Njëzet vjet më vonë, në dhjetor 1987, Ibrahim Fares Al-Yazouri dhe kolegët e tij u përfshinë në një kryengritje popullore, duke themeluar Lëvizjen Islame të Rezistencës, të njohur si Hamasi.

Krijohet PESCO - formacioni i parë ushtarak permanent europian

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 16:42

Liderët e 25 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar dje Bashkëpunimin e Strukturuar Permanent(PESCO), një pakt që do të institucionalizojë projekte të përbashkëta dhe rrisë buxhetet e mbrojtjes me objektivin final krijimin e një ushtrie europiane. Vendimi u mor gjatë një samiti të vendeve anëtare të cilin Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini e cilësoi si historik e që sipas saj rrit kredibilitetin e BE-së duke e kthyer atë në një aktor global që sofron siguri.

Fitojnë kompanitë. SHBA rrëzon rregullat e neutralitetit të rrjetit

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 12:30

Komisioni Federal i Komunikacioneve në SHBA ka marrë dje një vendim që siç raportohet nga mediat amerikane do të ndryshojë mënyrën tonë të ndërveprimit me internetin. Neutraliteti i rrjetit, parimi mbi të cilin funksionon interneti dhe që u sanksionua me vendimet e administratës Obama në vitin 2015. Komisioni ka marrë parasysh lobimin e fuqishëm të kompanive kryesore që ofrojnë shërbimin si Verizon, At&T etj.. Me rregullat e reja, kompanitë kanë të drejtë të tarifojnë përdoruesit për shërbime më cilësore, të bllokojnë faqe të ndryshme etj..

Shashka serbe e revokimit të njohjes së Maqedonisë

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 11:48

Serbia do të tërheqë njohjen e Maqedonisë nëse kjo e fundit do të zyrtarizojë votën pro hyrjes së Kosovës në UNESCO. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, Vecernje Novosti, sipas të cilës autoritetet e Beogradit do të monitorojnë situatën dhe po përgatisin masat që do të ndërmarrin.

Bëhet fjalë për periudhën kohore të tanishme, pasi Prishtina ka të drejtë të riparaqesë kandidaturën një herë në dy vjet dhe herën e fundit, e provoi në vitin 2017.

6700 myslimanë janë vrarë brenda një muaji

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 23:43

Të paktën 6700 myslimanë Rohingya janë vrarë brenda një muaji në Mianmar që prej nisjes së dhunës ndaj kësaj pakice, në muajin gusht. Shifra vjen nga “Mjekë pa Kufij” dhe i referohet priudhës nga 25 gusht në 24 shtator, duke kundërshtuar raportin zyrtar të autoriteteve birmaneze, që vlerëson se ky numër është rreth 400. Në total gajtë kësaj periudhe, janë 9 mijë myslimanët që kanë humbur jetën në Mianmar, 6700 prej tyre të vrarë me armë zjarri, të djegur apo të rrahur për vdekje. Grafika

Projekt tripalësh, kanal lundrimi që lidh Danubin me Mesdheun

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 12:24

Greqia, Maqedonia dhe Serbia duan të ndërtojnë një kanal që, sipas Alexis Tsipras, "mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit". Kjo është ajo që gazeta gjermane Die ëelt thekson duke iu referuar planeve për të ndërtuar një kanal që lidh Danubin me Mesdheun.

"Është një "punë mbresëlënëse" që synon lidhjen e Danubit përmes Moravës me Axios, dhe Gjirin Termaik, në perëndim të Selanikut për në Egje"- thuhet në raport. Nëse projekti zbatohet, do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë. 

Greqia ekstradon në SHBA "Mr Bitcoin"

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 20:51

Departamenti Penal i Gjykatës së Lartë vendosi t’u dorëzojë autoriteteve amerikane, Alexander Vinniki. Ai është i akuzuar nga autoritetet amerikane për pastrimin e 4 miliardë dollarëve përmes monedhës dixhitale (Bitcoin)

Këto para dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale.

Megjithatë, fjalën e fundit për çështjen e 38-vjeçarit rus e ka tani ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis, i cili ka të drejtën të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota