Krijohet PESCO - formacioni i parë ushtarak permanent europian
Liderët e 25 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar dje Bashkëpunimin e Strukturuar Permanent(PESCO), një pakt që do të institucionalizojë projekte të përbashkëta dhe rrisë buxhetet e mbrojtjes me objektivin final krijimin e një ushtrie europiane. Vendimi u mor gjatë një samiti të vendeve anëtare të cilin Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini e cilësoi si historik e që sipas saj rrit kredibilitetin e BE-së duke e kthyer atë në një aktor global që sofron siguri.
“BE-ja po parashikon mundësinë e dislokimit të një prej grupeve luftarake të vetat në një nga teatrot e krizave”, tha ajo.
Nga ana e tij, presidenti i BE-së, Donald Tusk, shkruajti në tëitter duke e konsideruar këtë gjarje si “përmbushjen e një ëndrre”.
“PESCO nuk është vetëm një lajm i mirë për ne, por është gjithashtu një lajm i mirë për aleatët tanë dhe lajm i keq për armiqtë tanë”, shtoi ai.
Kurse Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u shfaq emocional me një status edhe më europian:
“25 vendet anëtare kanë zgjuar Bukuroshen e Fjetur të Traktatit të Lisbonës – sot ne hedhim një hap gjigand drejt Unionit të Mbrojtjes”, shkori ai.
Nismës nuk i janë bashkuar tre shtete, Danimarka, Malta dhe Britania e Madhe. Nuk ka ndonjë zhurmë të madhe nga SHBA dhe Rusia për këtë iniciativë që pretendon të ndryshojë raportet e sigurisë në kontinent. Edhe pse ai është i drejtuar kryesisht kundër Rusisë, ngjan se edhe roli i SHBA-së, nëse PESCO do të njohë sukses, do të vihet seriozisht në diskutim në këtë pjesë të botës.
Comments
Ky eshte nje lajm i bukur.
Ky eshte nje lajm i bukur. Nje hap i duhur ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Europes. USE.
Zoti e bekofte si Realitet kete enderr paqedashese Europiane.
Add new comment