6700 myslimanë janë vrarë brenda një muaji

Të paktën 6700 myslimanë Rohingya janë vrarë brenda një muaji në Mianmar që prej nisjes së dhunës ndaj kësaj pakice, në muajin gusht. Shifra vjen nga “Mjekë pa Kufij” dhe i referohet priudhës nga 25 gusht në 24 shtator, duke kundërshtuar raportin zyrtar të autoriteteve birmaneze, që vlerëson se ky numër është rreth 400. Në total gajtë kësaj periudhe, janë 9 mijë myslimanët që kanë humbur jetën në Mianmar, 6700 prej tyre të vrarë me armë zjarri, të djegur apo të rrahur për vdekje. Grafika
Zyrtarët në Mianmar mohojnë përfshirjen në dhunën ndaj komunitetit mysliman, duke fajësuar grupet terroriste për shtypjen e pakicës Rohyngia. Që prej nisjes së represionit nga qeveria birmaneze, më shumë se 647 mijë Rohyngia janë shpërngulur drejt Bangladeshit fqinj
Add new comment