Fitojnë kompanitë. SHBA rrëzon rregullat e neutralitetit të rrjetit

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 12:30

Komisioni Federal i Komunikacioneve në SHBA ka marrë dje një vendim që siç raportohet nga mediat amerikane do të ndryshojë mënyrën tonë të ndërveprimit me internetin. Neutraliteti i rrjetit, parimi mbi të cilin funksionon interneti dhe që u sanksionua me vendimet e administratës Obama në vitin 2015. Komisioni ka marrë parasysh lobimin e fuqishëm të kompanive kryesore që ofrojnë shërbimin si Verizon, At&T etj.. Me rregullat e reja, kompanitë kanë të drejtë të tarifojnë përdoruesit për shërbime më cilësore, të bllokojnë faqe të ndryshme etj.. Po kështu qeveria federale amerikane heq dorë nga përkufizimi i ofrimit të internetit të shpejtë si një shërbim i dobishëm dhe i nevojshëm siç është p.sh shërbimi telefonik.

Efektet e rregullores së re do të ndihenpak më vonë, pasi ajo hyn në fuqi pas disa javësh. Në çdo rast çështja po provokon debate. Demokratët i përmbahen kërkesës për rikthim të rregullave të vendosura nga Obama. Argumenti i dhënë nga kryetari i Komisionit, Ajit Pai, ishte se me rregullat e reja që në thelb shihen si shtrënguese dhe me kosto, do të ndihmojnë konsumatorët me një larmi më të madhe shërbimesh.

Ne po ndihmojmë konsumatorët dhe promovojmë konkurencën”, tha ai.

Por kritikët thonë se ndryshimet do të rrisin kostot, për përdoruesit, por edhe për kompanitë si ato start up që do të duhet të paguajnë për të mbërritur te konsumatori. Vetë kompanitë që lobuan për ndryshimin, si Verizon, AT&T dhe Comcast, kanë dekalruar se përvoja e përdoruesve nuk do të preket dhe as ka për të ndryshuar. Madje sipas tyre, ishin rregullat e vendosura nga Obama që nuk lejojnë hapësirë për zgjerimin, përditësimin e rrjetit të tyre sa më shpejt.

“Ka shumë keqinformim se kjo do të ndryshojë botën siç e njohim. Shërbimi ynë i internetit nuk do të ndryshojë”, citohet drejtori ekzekutiv i Comcast, David Cohen. Kompanitë kanë fituar në fakt shumë, ato kanë fituar lirinë nga kontrolli dhe operimin në treg jashtë kufizimeve.

Një ndër reagimet më domethënëse ishte ajo e Pornhub, rrjeti më i madh i publikimit të përmbajtjes video-imazhe pornografike. Në një mesazh në twitter, faqja në fjalë që qarkullon një trafik të jashtëzakonshëm, ironizon me një projekt të ri:

“Tre pasanikë qijnë të gjithë amerikanët. Së shpejti në Pornhub”.

Media e njohur “Mashable” shkruan për këtë se industria e pornografisë do të ndryshojë duke paralajmëruar se rregullat e reja I japin kompanive atribute edhe të gjurmimit të përdoruesve, materialit që ata shikojnë dhe do të ngadalësojë ngarkimin e videove amatore. Diçka që prek në zemër çelësin e suksesit të kësaj industrie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.