Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se Rusia do të tërheqë forcat e saj nga Siria. Pas një takimi me presidentin sirian Bashar al Assad në bazën ajrore të Khmeimim në Latakia, Putin ka zbardhur vendimin në fjalë që duket se ka qenë disi i papritur.
“Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e trupave ruse në Siri do të kthehet në shtëpi. Kam urdhëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të nisin tërheqjen e trupave ruse në bazat e tyre të përhershme”, citohet presidenti rus.
Të enjten ushtria ruse deklaroi se e kishte përmbushur misionin e vet në Siri që ishte mposhtja e Shtetit Islamik duke shtuar se në vend nuk ka më zona nën kontrollin e ISIS.
Aktualisht Putin ndodhet për një vizitë zyrtare në Egjipt dhe ndalesa në Siri ishte tranzit.
Add new comment