Blloku Bota

Qeveria greke krijon “transparenca.gr”

Postuar në 16 Nëntor, 2017 08:45

Qeveria greke ka menduar që të përballet me fenomentin e lajmeve të rreme, duke vendosur në faqet online të çdo ministrie rubrikën: “Fake News”. Në rubrikën në fjalë përfshihen përgënjeshtrime, informacione apo të dhëna që janë publikuar në mediat e ndryshme, të cilat konsiderohen të pabazuara. Sipas mediave greke, në rubrikën në fjalë janë përfshirë shumë materiale që janë publikuar së fundmi.

Ushtria izolon Mugaben në Zimbabve: Nuk është marrje pushteti, por vetëm goditje e elementëve kriminalë

Postuar në 15 Nëntor, 2017 14:42

Robert Mugabe, diktatori jetëgjatë i Zimbabves, është izoluar dhe po mbahet nën ruajtje nga disa segmente të ushtrisë që kanë marrë nën kontroll institucionet dhe de facto pushtetin. Në një dalje për mediat, gjenerali SB Moyo ka deklaruar se ky është nuk është një grusht shteti, apo marrje kontrolli, por se ushtria synon elementët kriminalë që rrethojnë presidentin Mugabe. Gjenerali siguroi qytetarët se presidenti dhe familja e tij janë të sigurt në shtëpinë e tyre duke nënvizuar se sapo të normalizohet situata e rënduar dhe social-ekonomike, çdo gjë do të kthehet si më parë.

Edhe Parlamenti Europian i prekur nga "epidemia" e ngacmimeve ndaj femrave

Postuar në 15 Nëntor, 2017 13:54

Edhe Parlamenti Europian duket se popullohet nga veset maskiliste. Vendi që shpesh miraton rezoluta për të drejtat e të dobtëve, mes të cilëve renditen edhe femrat, vuan vetë nga raste të ngacmimeve seksuale, të seksizmit etj.. Revista gjermane “Spiegel” raporton për rastin e një punonjëseje, Jeanne Ponte, e cila ka dokumentuar një ngacmim të tillë në vitin 2014 nga një europarlamentar gjerman. Ajo ka shkruar me hollësi në ditarin e saj dhe qysh atëherë ka hulumtuar 50 raste të ngjashme në PE.

Serbia percepton izolim ndërkombëtar pas intervistës së Izetbegoviç

Postuar në 15 Nëntor, 2017 08:58

Beogradi zyrtar nuk e ka përtypur dot deklaratën e presidentit boshnjak, Bakir Izetbegoviç për Kosovën, dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle. Izebegoviç deklaroi se Bosnja do ta njohë Kosovën, por se këtë gjë e ndalon Republika Srpska. Më vonë Izetbegoviç e ndryshoi  qëndrimin duke u shprehur se ai “shpreson se Sarajeva do ta njohë Kosovën”.

Akuzë zyrtare nga Rusia: SHBA po mbështet Shtetin Islamik

Postuar në 14 Nëntor, 2017 20:58

Rusia akuzon zyrtarisht SHBA-në si mbështetëse të Shteti Islamik. Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Moska cilëson se SHBA po ndjekin interesat e veta në Lindjen e Mesme përmnes financimit të ISIS.

Njohja e Kosovës, temë debati brenda presidencës boshnjake

Postuar në 14 Nëntor, 2017 09:08

Kosova është kthyer në një temë debati brenda presidencës boshnjake. Anëtari boshnjak I saj, Bakir Izetbegoviç, i tha agjencisë gjermane “Deutsche Welle” se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur tashmë, por sipas tij janë përfaqësuesit serbë ata që e bllokojnë një gjë të tillë.

“Përpjekjet tona për të bërë këtë kanë krijuar probleme brenda Bosnje-Hercegovinës”, tha ai. I pyetur nëse Bosnje-Hercegovina do ta njihte Kosovën, ai u përgjigj në mënyrë pohuese.

Firmoset plani franko-gjerman për mbrojtjen e Europës

Postuar në 13 Nëntor, 2017 22:02

Vizioni i përbashkët franko-gjerman i bashkëpunimit midis vendeve evropiane në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes merr "udhë" pas nënshkrimit nga 23 vende të BE-së të planit për mbrojtjen e përbashkët ushtarake.

Marrëveshja njihet si Bashkëpunimi i Përhershëm Strukturor (PESCO). Pjesëmarrësit e takimit nënshkruan një sërë angazhimesh që "përfshijnë rritjen e shpenzimeve për kërkime dhe teknologjinë në sektorin e mbrojtjes në masën  2% të shpenzimeve totale të mbrojtjes" dhe "rritje të rregullt në terma realë për  buxhetet e mbrojtjes”

Treshja kryesore europiane + BE kundër SHBA: Respektojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Postuar në 13 Nëntor, 2017 14:13

SHBA mbetet thuajse vetëm në kontestimin e marrëveshje bërthamore me Iranin. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka deklaruar se Gjermania ka rënë dakord me Francën dhe Britaninë e Madhe si dhe me diplomaten kryesore të BE-së, Federica Mogherini që të të vijojnë të respektojnë marrëveshjen e vitit 2015.

“Ne jemi të bashkuar dhe duam të mbajmë një marrëveshje për programin bërthamore Iranian, përndryshe ne rrezikojmë që ky shtet të krijojë armë bërthamore”, tha ai pas një takimi me homologët e vet.

Dhjetëra milionë dollarë investime: Politika e Jashtme e SHBA duhet të ndryshojë

Postuar në 12 Nëntor, 2017 21:14

Politika e jashtme e SHBA-së është shumë e militarizuar, intervencioniste dhe e shtrenjtë. Ky është mendimi që po zë përherë e më shumë vend e që duket se është reaksion ndaj dominimit të politikës së jashtme nga neokonët për dekada me radhë. Dhe siç e kërkon modeli amerikan, për të ndryshuar këtë qasje po hidhen para dhe jo pak.

Edhe Princi Charles në listën e antisemitëve

Postuar në 12 Nëntor, 2017 14:35

Do të gjesh belanë në media? Afroju disi çështjeve që kanë të bëjnë me hebrejtë. Kjo nuk ka kursyer as Princin Charles të Anglisë, të cilit I është zbuluar një letër e vitit 1986 ku ai përdor terma që sipas një pjesë të medias janë antisemte. P.sh termi Lobi Çifut konsiderohet një i tillë dhe princi i aka lejuar vetes që ta përfshijë në tekstin e letrës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota