Qeveria greke krijon “transparenca.gr”

Postuar në 16 Nëntor, 2017 08:45

Qeveria greke ka menduar që të përballet me fenomentin e lajmeve të rreme, duke vendosur në faqet online të çdo ministrie rubrikën: “Fake News”. Në rubrikën në fjalë përfshihen përgënjeshtrime, informacione apo të dhëna që janë publikuar në mediat e ndryshme, të cilat konsiderohen të pabazuara. Sipas mediave greke, në rubrikën në fjalë janë përfshirë shumë materiale që janë publikuar së fundmi.

Praktika po gjen përhapje të shpejtë në plan global. Pak ditë më parë edhe Facebook ka bërë të ditur se po mendon mënyra për t’u përballur me lajmet e rreme dhe një prej tyre është edhe publikimi i lajmeve alternative përkundrejt atyre që quhen të rreme.

Sa për Shqipërinë, nisma në fjalë tashmë mund të quhet e vjetëruar po të mbajmë parasysh blogun qeveritar transparenca.al dhe së fundmi përpjekjet e kryeministrit në Facebook me etiketat “Fakti joKazan”.

http://en.protothema.gr/education-ministry-included-fake-news-column-in-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.