Blloku Bota

Trump autorizon zbulimin e plotë të dosjes Kennedy

Postuar në 29 Tetor, 2017 09:40

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se do të autorizojë zbulimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjen e John F. Kennedy, përveç atyre që përmbajnë emrat dhe adresat e njerëzve ende të gjallë.
"Pas konsultimeve rigoroze me Gjeneralin Kelly, CIA-n dhe agjencitë e tjera, unë do të autorizoj lirimin e të gjitha dosjeve të JFK, përveç emrave dhe adresave të njerëzve ende të gjallë," tha Trump në një seri postimesh në Twitter.

Ish-kryeministri i Katarit: SHBA koordinoi përpjekjet ushtarake për rrëzimin e Assadit

Postuar në 28 Tetor, 2017 21:54

Katër shtete, mes tyre edhe SHBA, komplotuan për të rrëzuar nga pushteti Bashar al Assadin e Sirisë. Informacioni ka kohë që qarkullon si një e vërtetë jo zyrtare, por së fundmi ai është konfirmuar edhe nga ish-zv.kryeministri i Katarit, Hamd bin Jassim në një intervistë të datës 26 tetor 2017 në televizionin kombëtar të këtij vendi.

Katari, Arabia Saudite dhe Turqia dërguan armët drejt militantëve që luftonin kundër presidentit sirian përmes personelit ushtarak amerikan në rajon.

Rënia e Europës/Pas Brexit, riciklohet ideja e hapësirës austro-hungareze

Postuar në 28 Tetor, 2017 13:38

Agjencia ruse e lajmeve "Sputnik" publikon sot një material interesant dhe provokativ që lidhet me zhvillimet politike në Austri. Fitorja e konservatorit Sebastian Kurz ka nxitur diskutime mbi orientimin e ri të Vjenës zyrtare e cila ndonëse mbetet e angazhuar në marrëdhëniet me vendet kryesore të BE-së, po “thirret në skenë” që të luajë një rol edhe në hapësirën e saj të dikurshme të influencës, që ishte Perandoria Habsburgase. 

SHBA i kthehet kërcënimeve ndaj Koresë së Veriut

Postuar në 28 Tetor, 2017 11:46

Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë kurrë një Kore të Veriut si fuqi bërthamore ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes,  Xhejms Matis duke paralajmëruar se programi bërthamor  i Phenianit minon sigurinë e vendit, në vend që ta forcojë atë.

"Shpresojmë që Madridi nuk do të përdorë forcën"

Postuar në 28 Tetor, 2017 11:30

 Shpallje e pavarësisë nga njëra anë, heqje autonomie nga ana tjetër. Situata në Spanjë është thuajse absurde dhe komplikohet nga lëvizjet reciproke të Barcelonës dhe Madridit zyrtar. Ndonëse ngjan një zhvillim për shkak të  inercisë, pavarësia e Katalonjës ka gjeneruar një pikë tensioni në një vend të stabilizuar të Bashkimit Europian që i përmbahet qëndrimit se “Spanja mbetet i ventmi interlokutor i yni”. Çka do të thotë se deri më tani pavarësia e Katalonjës nuk do të njihet nga Brukseli. Por kjo mund të mos jetë përfundimtare.

Rajoy shpërbën Katalonjën, shpall zgjedhje të parakohshme

Postuar në 27 Tetor, 2017 21:06

Shpërbërjen e parlamentit katalanas dhe zgjedhje të parakohshme më 21 dhjetor  shpalli kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy pas vendimit të Katalonjës për të shpallur pavarësinë.

"Vendosa të njoftoj zgjedhjet e parakohshme dhe të lira. Është thelbësore që qytetarët e Katalonjës të rifitojnë zërin e tyre për t'u kthyer përsëri në një shtet demokratik.

Katalonja shpall pavarësinë

Postuar në 27 Tetor, 2017 16:48

Parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë e rajonit autonom nga pjesa tjetër e Spanjës, ndërsa qeveria qendrore në Madrid u përgjigj me aktivizimin e nenit 155 i cili pezullon kompetencat e rajonit.

Propozimi i pavarësisë, i paraqitur nga partitë separatiste u miratua me 70 vota pro, 10 kundër.

Spanja drejt marrjes nën kontroll direkt të Katalonjës

Postuar në 27 Tetor, 2017 12:28

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka kërkuar nga Senati miratimin për qeverisjen direkte të Katalonjës, shkarkimin e liderit të rajonit, Carles Puigdemont, zv.presidentin rajonal dhe ministrat.

“Ligji, demokracia dhe stabiliteti duhet të kthehen në Katalonja. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Rajoy në një fjalë që u prit me duartrokitje. Sipas tij, lidershipi katalanas ka provokuar ndarje dhe frakturim social.

Kush po i blen pronat e Kishës Orthodhokse në Izrael?

Postuar në 27 Tetor, 2017 00:49

Gazeta izraelite “Haaretz” ka disa ditë që shkruan për një zhvillim që prek Kishën Orthodhokse në Jeruzalem dhe Patriarkun e saj, Theofil III.  Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shitjen e sipërfaqeve të mëdha pronash të Kishës për një çmim shumë të ulët dhe ndaj blerësve anonimë që janë të regjistruar në parajsat fiskale.

Twitter bllokon reklamat e Sputnik dhe Russia Today

Postuar në 26 Tetor, 2017 19:59

Twitter bllokon të gjitha reklamat e rrjetit televiziv rus RT (Russia Today) dhe agjencisë ndërkombëtare ruse të lajmeve Sputnik. 

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi ishte i bazuar në një raport të inteligjencës amerikane që arriti në përfundimin se TV RT dhe Sputnik kishin tentuar të ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016 nga qeveria ruse.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota