Blloku Bota
Kërcënimi rus/NATO planifikon krijimin e dy komandave
NATO po planifikon rishikimin e strukturës komanduese të saj në kuadrin e përballjes evetuale ushtarake me Rusinë. Disa media të ndryshme kanë raportuar se brenda aleancës janë shtuar zërat për një zgjerim të komandës e cila ka qenë 23 mijë njerëz në vitet e Luftës së Ftohtë për t’u reduktuar në 7000 njerëz sot. Gjenerali çek, Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s deklaroi para gazetarëve në Ëashington se komanda aktuale nuk është më e mjaftueshme.
Ministri grek Mouzalas propozohet për Komisionet të KE-së për të Drejtat e Njeriut
Ministria e Jashtme greke njofton se ka propozuar si kandidat për Komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, ministrin e saj për Politikat Migratore, Ioannis Mouzalas. Në njoftimin e vet ministria e vlerëson personin në fjalë si një aktivist me kontribute në këtë fushë, por edhe gjatë punës si ministër me menaxhimin e krizës së refugjatëve. Nëse emri I tij miratohet, me gjasë Greqia do të fitojë një tjetër levë presioni edhe ndaj Shqipërisë, ndaj të cilës ka ngritur shpesh çështjen e të drejtave të minoritetit dhe të Himarës.
Greqia sërish në qendër të politikës amerikane në rajon
Greqia duket se ka promovuar me një lëvizje të vetme imazhin dhe kredibilitetin e vet në botë, të dëmtuar rëndë pas krizës financiare të vitit 2008. Ndonëse në krye të vendit është një kryeministër që vjen nga një ideologji e ekstremit të majtë, dyert e zyrave të rëndësishme në botë po hapen për të dhe në këtë kuadër duhet parë një zhvillim që patjetër influencon edhe mbi Shqipërinë.
Princi saudit Salman: Do ta kthej Arabinë Saudite drejt Islamit të moderuar
Princi trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën britanike “The Guardian” se ai ka ndërmend ta kthejë vendin drejt Islamit të moderuar.
Sipas tij, 30 vitet e fundit të mbretërisë nuk kanë qenë normale dhe sjellja e adoptuar, me dogmën dhe ashpërsinë e dënimeve kanë qenë një kundërpërgjigje ndaj revolucionit iranian, me të cilin drejtuesit sauditë nuk ditën të përgjigjeshin si duhej.
Irani ekzekuton me vdekje një person për spiunazh në favor të Mossad
Irani ka vendosur të dënojë me vdekje një person që është gjetur fajtor për akuzën e bashkëpunimit me shërbimin sekret izraelit, Mossad. Personi në fjalë sipas prokurorit iranian, Abbas Ja’afari Dolatabadi(në foto) citohet nga mediat iraniane të jetë shprehur se personi në fjalë ka kaluar të dhëna për 30 individë të nivelit të lartë që punojnë në qendrat kërkimore, projekte bërthamore dhe ushtarake përfshirë fizikanin Massoud Ali – Mohammadi dhe profesorin Majid Shahriari të cilët u vranë.
Yee mesazh Serbisë: Nuk e luani dot rolin e balancuesit
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, bërë gjatë samitit ekonomik të Beogradit. Yee ka përsëritur se SHBA nuk e kupton se për cilën arsye punonjësit e Qendrës Humanitare Ruse në Nish duhet të kenë imunitet diplomatik kur kjo nuk është normë ndërkombëtare.
Veneto dhe Lombardia “pro” autonomisë
Në referendumin që u mbajt të dielën u votua 95% në favor të zgjerimit të autonomisë për rajonin e Lombardisë, ndërsa 98 % për atë të Venetos.
Rusia: Bombardimi i Raqqas, njësoj si i Drezdenit më 1945
Rusia ka akuzuar SHBA-në se ka kryer bombardimi masive mbi qytetin e Raqqas- qendër e Shtetit Islamik – njësoj si në Drezden të Gjermanisë në vitin 1945. Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar përmes gjeneralit Igor Konashenkov se nga bombardimet në Raqqa kanë mbetur 45 mijë banorë nga 200 mijë që kanë qenë më parë.
Palestinezi arrestohet gabimisht pas postimit në Facebook
Policia e Izraelit arrestoi gabimisht një punëtor palestinez pasi mori për bazë postim të tij në facebook të përkthyer gabim nga softueri automatik i Facebook-ut. Palestinezi u arrestua pasi kishte përshëndetur mirëmëngjes me një postim, i cili u keqinterpretua nga asnjë oficer i policisë. Postimin palestinezi e shoqëroi me një fotografi nga vendi i ndërtimit pranë Jerusalemit. Në foto ai shfaqet i mbështetur në një buldozer me nëntitullin: "Mirëmëngjes" në arabisht.
Gjenerali Clark pret minierat e qymyrit nga Haradinaj
Kompania Envidity Energy, në pronësi të gjeneralit amerikan Wesley Clark, ka paraqitur një propozim me interes për shfrytëzimin e pasurisë minerare të Kosovës dhe pret miratimin nga qeveria. Kompania e tij është aktive në sektorin e energjisë dhe ka qenë në Kosovë që nga viti 2013 kur ka paraqitur së pari një propozim me interes. Deri më sot, megjithatë, propozimi nuk është miratuar për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Kosovë.