Kush po i blen pronat e Kishës Orthodhokse në Izrael?

Postuar në 27 Tetor, 2017 00:49

Gazeta izraelite “Haaretz” ka disa ditë që shkruan për një zhvillim që prek Kishën Orthodhokse në Jeruzalem dhe Patriarkun e saj, Theofil III.  Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shitjen e sipërfaqeve të mëdha pronash të Kishës për një çmim shumë të ulët dhe ndaj blerësve anonimë që janë të regjistruar në parajsat fiskale.

Theofili po zhvillon luftë në tre fronte të ndryshme: kundër politikanëve izraelitë që po kërcënojnë me shpronësime për të shmangur që tokat e Kishës të bien në dorë të zhvilluesve privatë që do të minonin të drejtat e atyre që kanë shtëpi to; kundër bashkimit të krahut të djathtë Ateret Cohanim që synon të kapë asetet në Qytetin e Vjetër në Jeruzalem që ka blerë nga patriarku i mëparshëm dhe kundër komuniteteve kristiane në Izrael që po shohin të pashpresë sesi patriarku po shet pronat e kishës me çmime fare të ulëta”, shkruan gazeta në fjalë.

Një zyrtar i Kishës ka shpjeguar se shitja e tokave dhe aseteve është e nevojshme dhe finaciarisht me kuptim. Por gazeta shkruan se pronat i janë shitur pronarëve anonimë të regjistruar në parajsat fiskale. Theofili ka shitur 430 dynymë që ndodhen në Cesarea për një 1 milionë dollarë, 6 dynymë ku zhvillohet aktivitet tregëtar në Jaffa për 1.5 milionë dollarë dhe një hapësirë në lagjen Givat Oranim në Jeruzalem me 240 apartamente për 3.3 milionë dollarë. Gazeta shkruan se këto çmime janë jashtëzakonisht të ulëta. P.sh prona në Cesarea përfshin pjesë të mëdha të një parku kombëtar dhe një amfiteatër dhe u shit vetëm për 1 milionë dollarë. Çështja ka provokuar debate dhe mbi të gjitha paqartësi, për arsyet e një shitjeje kaq të ulët, por edhe për përfituesit.

https://www.haaretz.com/israel-news/.premium-1.819264

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.