Spanja drejt marrjes nën kontroll direkt të Katalonjës

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka kërkuar nga Senati miratimin për qeverisjen direkte të Katalonjës, shkarkimin e liderit të rajonit, Carles Puigdemont, zv.presidentin rajonal dhe ministrat.
“Ligji, demokracia dhe stabiliteti duhet të kthehen në Katalonja. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Rajoy në një fjalë që u prit me duartrokitje. Sipas tij, lidershipi katalanas ka provokuar ndarje dhe frakturim social.
“Ajo nga e cila katalonjasit duhet të mbrohen nuk është ajo që e quajnë imperializmi spanjoll por një pakicë e cila në mënyrë intolrenate e dekklaron veten pronare të Katalonjës dhe konsideron si ekskluzive një histori, kulturë dhe ndjenja që janë trashëgimi e komunitetit”, tha ai.
Kushtetuta spanjolle përcakton me nenin 155 fuqitë e qeverisë që të marrë të gjitha masat që të imponohet ndaj një rajoni në kohë krize. Këtë po bën qeveria e cila e ka të lehtë zgjidhjen ligjore me një referendum që nuk gjeti përkrahjen dhe vendosmërinë e duhur.
Add new comment