Blloku Bota
Skandali “Metalgate”, fundoset gjigandi japonez i çelikut
Kompania japoneze e përpunimit të çelikut “Kobe Steel” bëri me dije se numri i kompanive që janë prekur nga skandali i falsifikimi të të dhënave në lidhje me cilësinë dhe qëndrueshmëri e aluminit, bakrit dhe 9 produkteve të shitur prej saj në 10 vitet e fundit janë nga 200 deri në 500. Skandali ka çuar në një rënie prej 1.8 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të “Kobe Steel” këtë javë.
Juncker: Anglishtja po humbet rëndësinë në BE
Shaka personale, i quajti Jean-Claude Juncker deklaratat për shfuqizimin anglishtes si gjuhë zyrtare të BE-së, pas zbatimit të BREX-it. "Gradualisht anglishtja po humbet rëndësinë e saj në Evropë", deklaroi Juncker në një konferencë në Firence teksa fliste në gjuhën angleze dhe pastaj vazhdoi në frëngjisht, duke provokuar duartrokitje në sallë. I pyetur nëse frëngjishtja do të ishte gjuha e ardhshme e Evropës, Juncker u përgjigj në anglisht: "Është gjithmonë e rrezikshme ta thuash këtë."
"Anullimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund ta drejtojë Europën afër Rusisë dhe Kinës"
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka paralajmërur se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të ketë pasoja të thella në peizazhin ndërkombëtar.
“Është imperative që Europa të qëndrojë e bashkuar në këtë çështje. E duhet t’u themi amerikanëve se sjellja e tyre mbi çështjen e Iranit do të drejtojë europianët në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së”, tha Gabriel në një intervistë për gazetën e grupit “RND”, citon “Deutsche Welle”.
SHBA braktis UNESCO-n, i bashkohet dhe Izraeli
SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.
Shkak është bërë anëtarësimi Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.
18 të arrestuar në Greqi, ngritën flamurin e Katalonjës në ambasadën spanjolle
18 anarkistë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonias. Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.
Jo vetëm në Serbi. Putin i preferuar edhe në Greqi
Një sondazh i kryer nga një grup sociologësh në Univesitetin e Maqedonisë për llogari të gazetës “Kathimerini”, evidenton një klimë mosbesimi të grekëve ndaj Perëndimit dhe Europës politike, në të cilën bëjnë pjesë prej dekadash. 57.3% e grekëve mbajnë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë dhe 67% e tyre kanë qëndrim pozitiv ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Kancelarja gjermane Angela Merkel, shikohet pozitivisht nga 40.5% e të pyeturve, kurse presidenti amerikan, Donald Trump nga vetëm 16.5% e tyre. 73% e grekëve nuk e pëlqejnë Trump, ndërkohë që për Merkel kjo shifër është 56%.
Erdogan në Serbi: “Të ndërtohet sa më shpejt rruga Beograd-Sarajevë. Nuk ka probleme në Sanxhak”
Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdgan në Serbi ka tërhequr vëmendje jo të vogël mediatike. Presidenti turk do të qëndrojë dy ditë në Serbi dhe përpara mbërritjes ka nisur mesazhet e para përmes një editoriali në gazetën beogradase “Politika”.
“Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan dhe bashkëpunimi mes tyre ka rëndësi kyçe për mbajtjen e stabilitetit, paqes dhe progresit në rajon dhe përmes tij në Europë”, citon “B92”, presidentin turk.
"Duam pavarësi me dialog"
"Unë do ta respektoj vendimin e katalanasve mbi pavarësinë"-deklaroi guvernatori katalanas Carles Puigdemont, duke denoncuar episodet e dhunës që ndodhën ditën e referendumit. Ai u përpoq të dërgonte në Madrid një mesazh në favor të respektimit të vlerave demokratike, duke propozuar si zgjidhje për pavarësinë dialogun me qeverinë spanjolle.
Hakerohen planet e luftës së Koresë së Jugut
Hakerat e Koresë së Veriut thuhet se kanë kapur një numër të madh dokumentesh konfidencialë nga Koreja e Jugut, duke përfshirë një plan vrasjeje kundër Kim Jong Un.
Siç pretendon deputeti i Koresë së Jugut, Rhee Cheol-Hee, ky informacion vjen nga ministria e mbrojtjes e vendit të tij. Dokumentet e vjedhura përfshijnë planet e hartuara nga SHBA dhe Koreja e Jugut në rast lufte. Përveç kësaj, ka informacione të rëndësishme për stacionet e energjisë dhe objektet ushtarake në vend.
NATO, drejt krijimit të një force ushtarake shumëkombëshe në Detin e Zi
NATO pritet të krijojë së shpejti një forcë shumëkombëshe në Detin e Zi, që synon të mbajë nën vëzhgim dhe të balancojë rritjen e prezencës ruse në këtë rajon. Nisma vjen si kundërpërgjigje pas kapjes së Krimesë nga Rusia në vitin 2014 që I siguroi Kremlinit dalje natyrale dhe pa pengesa në pikat kryesore të Detit të Zi.
Agjencia “Reuters” shkruan se si fillim do të jetë një forcë e vogël, në të cilën do të përfaqësohen 10 shtete, mes të cilave Italia, Kanadaja dhe Rumania, të cilat do t’I bashkohen me rreth 900 trupa amerikane që janë tanimë në zonë.