Treshja kryesore europiane + BE kundër SHBA: Respektojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin
SHBA mbetet thuajse vetëm në kontestimin e marrëveshje bërthamore me Iranin. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka deklaruar se Gjermania ka rënë dakord me Francën dhe Britaninë e Madhe si dhe me diplomaten kryesore të BE-së, Federica Mogherini që të të vijojnë të respektojnë marrëveshjen e vitit 2015.
“Ne jemi të bashkuar dhe duam të mbajmë një marrëveshje për programin bërthamore Iranian, përndryshe ne rrezikojmë që ky shtet të krijojë armë bërthamore”, tha ai pas një takimi me homologët e vet.
Kjo është një goditje për politikën e jashtme amerikane që ka refuzuar të njohë marrëveshjen e negociuaar nga administrate Obama.
Add new comment