Kinezët, më optimistët për të investuar në hapësirën BE. Më pesimistë gjermanët

Postuar në 25 Nëntor, 2017 12:59

Biznesi kinez është më optimist për investime në zonën e BE-së sesa biznesi europian dhe ai amerikan. Përfundimi evidentohet nga një raport i autorizuar nga Invest Europe dhe sipas të dhënave të tij, 90% e bizneseve kineze janë të gatshme që të investojnë në Europë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me 74% që është treguesi te biznesi amerikan, 58% te biznesi francez, 50% te biznesi britanik dhe 30% te biznesi gjerman. 

Raporti krediton kinezët edhe me një tjetër qasje optimiste: sipas tij 78% e kompanive kineze e shikojnë Europën më tërheqëse gjatë pesë viteve që vijnë sesa kolegët e tyre europianë apo amerikanë. 
Raporti i bazon gjetjet e veta në pyetjen e 360 përfaqësuesve të lartë të korporatave dhe vendimmarrësve për investimet në pesë vende. 
Interesi kinez shikohet me pozitivitet, pasi sipas drejtorit Ekzekutiv të Invest Europe, Michael Collins, “kjo tregon një shenjë fuqie dhe progresi të ekonomisë europiane”. 
Vihen re dallime edhe në drejtimet e investimeve që kompanitë shohin si mundësi. Amerikanët preferojnë më shumë qarkullimin e monedhës, kurse kinezët janë të përqendruar te inovacioni, start up dhe kthimi i investimit. Kinezët po ashtu janë më të predispozuar që të investojnë në Britaninë e Madhe pas Brexit sesa investitorët e tjerë. Në tërësinë e vet kjo prirje tregon rritjen e Kinës dhe integrimin e saj në ekonominë europiane. Por për këtë flasin qartë edhe shifrat: në vitin 2016 vlerësohej se investimet kineze në BE arrinin deri në 35 miliardë euro, ose 77% më shumë sesa në vitin 2015. 

https://euobserver.com/eu-china/140016

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.