Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riina-s (Foto)

Postuar në 23 Nëntor, 2017 09:24

Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se "mesazhet ishin fshirë gabimisht" dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.

Zëdhënësi i Facebook ka theksuar se "këto mesazhe janë shuar kur disa përdorues janë ankuar për shkak se ato konsiderohen në kundërshtim me rregullat e mediave sociale", por më vonë u arrit në  në përfundimin se "fshirja ishte veprim i gabuar". La Repubblica kujton se sipas udhëzimeve të Facebook, ndalohen mesazhet që mund të mbështesin organizata kriminale apo terroriste.

Ceremonia e vdekjes në rreth të ngushtë familjar

Kreu i organizatës famëkeqe mafioze, Cosa Nostra, Salvatore Riina u varros të mërkurën në fshatin e tij të lindjes në Corleone në Siçilisë. Toto Riina vdiq në spitalin e Parmës të premten e kaluar në moshën 87 vjeç. Funerali i tij u krye në një rreth të ngushtë familjar, ashtu siç kishin urdhëruar autoritetet italiane. Riina u varros pranë monumenteve të “majorëve” të mafias siciliane, si Luciano Liggio, Michele Navarra dhe Bernardo Provenzano.
Vajza e Rinas, Lucia, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Në ceremoni morën pjesë gruaja e kryemafiozit, Ninetta Bagarella, vajza e saj Lucia dhe vëllezërit e saj Santutius dhe Konceta. Fëmija i katërt i Toto Riina-s nuk ishte  në funeral pasi është në burg për vrasje.
Edhe Riina u dënua nga drejtësia italiane njëzet e gjashtë herë si kujdestar i mbi dyqind vrasjeve (ku nuk hezitoi të urdhërojë vrasjen e fëmijëve) dhe kurrë nuk u pendua për veprimet e tij. Funerali u krye nga një prift lokal. Zyrtarët katolikë kishin përjashtuar mundësinë e një funerali publik për Toto Rinën, ashtu si për të gjithë mafiozët që janë çkishëruar nga Papa Françesku.

http://palermo.repubblica.it/cronaca/2017/11/22/neës/riina_facebook_si_scusa_con_la_famiglia_condoglianze_cancellate_per_errore_-181834522/?ref=RHRS-BH-I0-C6-P2-S1.6-T1

http://palermo.repubblica.it/cronaca/2017/11/22/news/la_bara_di_riina_arriva_al_porto_di_palermo_tumulazione_blindata_al_cimitero_di_corleone-181753286/?ref=nrct-1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.