varrimi
Çfarë domethënë kjo? Beleri nxirret me polici nga varrezat!
Disa pamje nga ceremonia e varrimit të gjyshes së Fredi Belerit në Himarë sot ilustrojnë se çfarë absurditeti ka gjeneruar kjo ngjarje. Policë që mësyjnë në varreza dhe nxjerrin me dhunë një njeri që nuk ka ku të shkojë. Çfarë kuptimi ka kjo? Cila etikë, cili kod justifkon një sjellje të tillë? Asnjë veç kodit të z. Rama për të treguar sesa i papërkulur është ndaj Grekut. Ose Liridalja prej 6 orësh do jetë shkelur me disa minuta.
Z. Kryeministër, na qeras me një status në Twitter!
Edi Rama ja ka dalë që të krijojë edhe një problem tjetër në raportet greko shqiptare, raporte të cilat tanimë nuk kufizohen mes dy qeverive, por janë raporte kufijsh etnikë.
Bashkia Dropull, ceremoni zyrtare për varrimin e Katsifas: Një këngëtar epirot, pjesë e saj
Bashkia e Dropullit ka vendosur të paguajë shpenzimet e varrimit për Konstandinos Katsifas, i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.
Mediat referojnë një deklaratë të nënkryetarit të Bashkisë, Mihal Mano, që ka thënë se
Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riina-s (Foto)
Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se "mesazhet ishin fshirë gabimisht" dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.
Lotët e Erdogan për mikun e vrarë në grushtin e shtetit! (foto, video)
Rexhep Tajip Erdogan nuk i mbajti lotët në funeralin e mikut të tij, Erol Ollçak, i cili u vra së bashku me djalin e tij gjatë tentativës për grusht shteti. Kreu i shtetit turk, i cili konsiderohet i përmbajtur në shfaqjet publike dhe nuk ka treguar se mund të humbasë kontrollin e ndjenjave të tij shpërtheu në lot, teksa mbajti fjalimin në një xhami në anën aziatike të Stambollit.